Përfundon procesi i votimit në degën nr.9 të PD, Tiranë. Dy miq dhe kolegë të nderuar ishin sot pjesë e një procesi zgjedhor brenda radhës. Në fund të procesit kryetar është zgjedhur Saimir Mulgeci! Pjesëmarrja në zgjedhje ishte mbi 73% të cilët dhane vendimin për vazhdimësinë e drejtimit te kësaj dege nga z.Mulgeci.
Pas besimit te dhene si kryetar i deges se PD, Saimir Mulgeci shkruan: -"Te nderuar miq demokrate!Ne cilesine e Kryetarit te rikonfirmuar te Deges Nr.9 Tirane,ju falenderoj per besimin dhe motivimin qe me dhate,per te vazhduar ne rrugen e veshtire te opozitarizmit kunder nje pushteti qe po i vjen fundi. Fitues eshte cdo demokrat i ndershem dhe i perkushtuar ne kete sfide,ndersa mua me mbetet pergjegjesia dhe angazhimi pa kufi,deri ne diten kur vullneti politik te shkoje ne sherbim te qytetareve dhe jo interesave partiake".