Edhe në degën e Partisë Demokratike Cërrik është mbajtur Kuvendi Zgjedhor pas zgjedhjeve që u bënë në nivele të tjera si seksione dhe grupseksione. Delegatët me të drejtë vote në këtë Kuvend votuan për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, Cërrik, z.Servet Duzha duke e konfirmuar atë në detyrë. Në këtë mënyrë z.Duzha ka marrë besimin e anëtarësisë për t’i udhëhequr më tej në opozitë në betejën e vështirë të përballjes me pushtetin e inkriminuar dhe sjelljen e fitores për PD në zgjedhjet lokale dhe më pas në ato qendrore.