Të hënën në Finiq u dëmtua një përmendore e një prijësi të një minoriteti në zonë.
Për Mesila Dodën ata që e kanë kryer këtë veprim duhen përgëzuar. Ajo tha në “Provokacija” se Thimio Loli ka masakruar popullsinë çame.
“Ka qenë një dokumentar i Marin Memës, i cili nxorri të gjithë të vërtetën për këtë person që jo vetëm kishte vrarë dhe masakruar shqiptarë në 1914, por më pas i futur në bandat zerviste kishte masakruar popullsinë çame. Pra një person me tërbim antishqiptar që i është ngritur një përmendore në vendin tonë. Kanë qenë edhe deputetë që kanë qenë të pranishëm aty atë ditë, për turpin e tyre dhe të qeverisë që përfaqësonin.