“Pazar” me Vetingun? Gjykata e Lartë “harron” të shqyrtojë kërkesën për arrestimin e Tahirit

E mërkurë, 05 December 2018 13:27

Prej më shumë se 5 muajsh, Gjykata e Lartë nuk ka marrë në shqyrtim rekursin e Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, e cila kërkon caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i dyshuar për bashkëpunim me narko-trafikantët Habilaj.

Në Korrik 2018, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda vendosi që t’i heqë masën e “arrestit në shtëpi”, vendosur nga shkalla e parë ndaj Saimir Tahirit. Menjëherë pas këtij vendimi, Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda ushtroi rekurs pranë Gjykatës së Lartë, nëpërmjet të cilit këmbëngul në kërkesën e saj për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm.

Prej asaj kohe, Gjykata e Lartë nuk e ka marrë në shqyrtim këtë kërkesë, pavarësisht se Kodi i Procedurës Penale u jep përparësi shqyrtimit të kërkesave për masa sigurimi.

Është fakt që, prej Korrikut 2018, Gjykata e Lartë funksionon me kapacitete të reduktuara, për shkak të largimit të disa gjyqtarëve, si pasojë e Vetingut. Por, gjithsesi, 4 anëtarët e mbetur kanë shqyrtuar gjatë kësaj periudhe rekurse të ndryshme për masa sigurimi. Vetëm rekursit kundër Saimir Tahirit nuk i ka ardhur radha ende.

“Boldnews.al” verifikoi të dhënat publike në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë lidhur me rastin “Tahiri”. Sipas informacionit, rezulton se rekursi ndaj ish-ministrit të Brendshëm është “në fazën e studimit” dhe relator është Edmond Islamaj. Pra, në bazë të këtij informacioni, rezulton se Gjykata e Lartë nuk e ka marrë në shqyrtim këtë çështje dhe, natyrisht, nuk ka dalë as në përfundimin nëse e pranon ose jo kërkesën e Prokurorisë.

342A9ECB 9180 4DC6 BC3B 0308909F9CB0

Aktualisht, Gjykata e Lartë funksionon vetëm me 4 anëtarë, dy prej të cilëve janë konfirmuar përfundimisht në detyrë, Medi Bici dhe Ardian Dvorani. Ndërkohë, dy të tjerët, kryetari Xhezair Zaganjori dhe relatori i çështjes “Tahiri”, Edmond Islamaj, u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendim i cili u kundërshtua nga Komisioneri Publik në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Pra, si Zaganjori, ashtu edhe Islamaj, janë ende të paqartë për të ardhmen e tyre në sistemin e drejtësisë. Mesa duket, kjo është edhe arsyeja që ata janë ende të pavendosur për të dhënë një vendim përfundimtar për masën e sigurisë ndaj Saimir Tahirit.

Nga Boldnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...