Venecia i jep OK opozitës: Vettingu në politikë, legjitim

E mërkurë, 05 December 2018 15:24

Komisioni i Venezias legjitimon kërkesën e opozitës për vetingun në politikë. ‘Qëllimi është i ligjshëm. Mekanizmi i duhur të gjendet me dialog në Parlament’, thuhet në raport.

Komisioni i Venezias do të marrë vendimin përfundimtar në 14-15 dhjetor për opinionin rreth nismës së opozitës për vetingun në politikë.

Në 20 faqe opinion, Komisioni i Venecias e konsideron legjitime kërkesën e opozitës për  vetingun e politikanëve dhe i rekomandon Parlamentit që vendimin ta marrë ai.

Në Draft Opinionin e përgatitur nga Komisioni i Venecias dhe që do të miratohet në mbledhjen e datës 14-15 Dhejtor 2018, ekspertët e Komisionit të Venecias, theksojnë se: “Nga takimet (shkëmbimet e mendimeve) e ndryshme që patën Raportuesit gjatë vizitës në Shqipëri, duket qartë se ekziston vërtet një problem i kontakteve të papërshtatshme midis politikanëve dhe elemente kriminale”.

“I takon Parlamentit shqiptar të vendosë mbi hapat e ardhshëm në lidhje me amendamentet kushtetuese përmes dialogut konstruktiv midis të gjitha forcave politike dhe të shoqërisë në përgjithësi, në interes të demokracisë shqiptare”. – thuhet në rekomandet e Komisionit të Venezias.

Komisioni pranon se amendamentet e opozitës përmbushin një nga kushtet kryesore që ato të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare: atë të qëllimit legjitim të kërkesës. Megjithatë në Draft Opinion theksohet se duhen qartësuar mënyra sesi do të funksionojë vetingu në politikë, mekanizimin dhe trupën që do ta kryejë procesin.

Ekspertët e Komisionit të Venecias, shprehen qartazi se: “për shkak të rrethanave specifike aktualisht në Shqipëri, futja e një mekanizimi special verifikimi për zyrtarët publik duket si një qëllim legjitim.”

Kjo duket të jetë mbështetje për iniciativën e opozitës për vettingun e politikanëve, sepse e konsideron verifikimin me qëllim shkëputjen e lidhjeve me krimin e organizuar, si një mjet legjitim dhe që justifikohet nga situata aktuale në Shqipëri.

Konkretisht, ekspertët e Komisionit të Venecias shprehen se: “Çështja e kontakteve të ngushta të anëtarëve të parlamentit, këshillit bashkiak ose zyrtarët qeveritare, me krimin e organizuar, janë një problem në Shqipëri. Siç tregojnë edhe rezultatet e para të procedurës së vettingut të gjyqësorit, ndërlidhja e institucioneve shtetërore dhe krimi i organizuar duket të jetë shumë i lartë. Kjo pengon besimin në institucionet e shtetit dhe delegjitimon funksionimin e tyre. Nëse krimi i organizuar është duke qeverisur institucionet shtetërore ose të paktën ka një ndikim në punën e tyre, parimet e shtetit ligjor nuk mund të zbatohen në praktikë. Në një shtet të qeverisur ose të ndikuar nga krimi i organizuar, parimet e dinjitetit, barazisë apo ligjshmërisë, janë lënë mënjanë”.

Komisioni i Venecias, ka risjellë në vëmendje konkluzionin e arritur në një çështje të ngjashme më parë sipas të cilit: “skualifikimi që anulon një mandat zgjedhor nuk duhet të konsiderohet si kufizim i demokracisë, por si një mjet për ta ruajtur atë”.

Komisioni i Venezias ngre 7 çështje që duhen adresuar me amendamentet kushtetuese të opozitës, duke patur si shqetësim kryespor që masat kundër zgjedhjes apo ndërprerja e mandatit të jetë në proporcionalitet me realitetin politik.

Një ekspert konstitucionalist brenda Kuvendit komentoi se shqetësimet e ngritura nga Komisioni i Venezias janë të zgjidhshme, nëse do të ketë vullnet politik nga të dyja palët.

Një burim nga opozita bëri të ditur se më e rëndësishmja në Opinionin e Komisionit të Venezias është se ai konfirmon si të ligjshëm qëllimin e amendamenteve për vetingun e politikës dhe hedh poshtë argumentin kryesor të qeverisë se vetingu i politikanëve është i panevojshëm, përsa kohë kemi SPAK dhe BKH.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...