Prokuroria njësh me hajdutët e qeverisë, pse nuk i bllokon pasaportën Ramës

Premte, 07 December 2018 18:50

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i ka bërë thirrje Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Markut, që t’i bllokojë menjëherë pasaportat kryeministrit Rama, ministrit Gjiknuri dhe kreut të ARRSH-së Qendro, pas skandalit për falsifikimin e dokumentave.

Sipas tij prokuria tashmë është bërë njësh me krimin dhe kriminelët, pasi ajo menjëherë mbrëmë pas daljes së skandalit duhet u kishte bllokuar pasaportat Ramës. Gjiknurit dhe Qendros që këta të mos arratisen si Gruevski.

Ja postimi i Vasilit:

Prokuroria njesh me hajdutet e qeverise,pse nuk i bllokon pasaportat Ramës, Gjiknurit dhe Qendros.

E padegjuar!!!

Pas fakteve te tmerrshme per fallsifikim dokumentash hajdutet e qeverise pranojne qe kane vjedhur hapur ne mes te sheshit tenderin te Unaza e re dhe e pezullojne tenderin.

Prokuroria me e inkriminuar ne bote ne vend te conte menjehere pas hekurave hajdutet e qeverise, heshti per nje kohe te gjate dhe u krijoi kohen, hapesiren, mundesite qe te fshehin provat.

Pse nuk i bllokon pasaportat prokuroria Edi Rames,Damian Gjiknurit dhe Afrim Qendros apo pret qe te ikin si Gruevski.

Kjo prokurori ka vdekur.

Kjo prokurori ka zgjedhur te jete me kusaret e qeverise dhe kunder ligjit dhe popullit te vet.

Kjo prokurori ka zgjedhur ta mbeshtese dhe ta fshehe krimin dhe jo ta luftoje ate.

Kjo prokurori ka zgjedhur edhe fatin e vet te pashmangshem, qe eshte si i ai krimineleve dhe shkelesve te ligjit,pra denimi i rrepte dhe pa asnje tolerim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...