Forumet rinore të Sarandës krah studentëve protestues: bashkohuni me ta! 

Saturday, 08 December 2018 12:28

Forumeve rinore të partive opozitare në Sarandë janë bërë bashkë për të mbështetur studentët protestues dhe për të listuar problemet në këtë zonë. Kjo mbeshtetje vjen permes nje deklarate sot me rastin e 8 dhjetorit . Forumet rinore e mbyllin me një thirrje për të rinjtë e zonës që t’i bashkohen protestës së studentëve në Tiranë.

Deklarata e plotë e FRPD LRI, PBDNJ, PR dhe PAA Sarande:
Në këto ditë të vështira e në këtë kohë mungese shprese për banorët e Sarandës, Konispolit e Finiqit, 8 Dhjetori i sivjetëm vjen si rreze drite për të ardhmen.
Jemi këtu si një forcë e vetme opozitare, bashkë me aleatët tanë të LRI, PBDNJ, PR dhe PAA, si aleanca më e madhe rinore politike për të nisur rrugëtimin për clirimin përfundimtar të zonës sonë nga oligarkia mafioze që ka hedhur tentakulat e saj në cdo nivel përfaqësimi publik, duke rrënuar jetesën e bashkëqytetarëve tanë dhe shuar shpresën e të rinjve.
Në 8 Dhjetorin e gjashtë të kësaj qeverisjeje, Saranda, Konispoli e Finiqi vazhdojnë të tkurren e të plaken nga ikja e të rinjve në emigracion. Numri i të rinjve të kësaj zone që kanë zgjedhur të largohen përfundimisht nga Shqipëria është i frikshëm dhe po rritet cdo orë e cdo ditë me shpejtësi. Administrata publike është mbushur me militantë, shpeshherë të paaftë e shumicën e rasteve të ekspozuar fort ndaj aferave korruptive që ne i kemi bërë e do vazhdojmë ti bëjmë publike, por më e rëndë akoma është mbajta në punë e punonjësve të devotshëm të partisë që tashmë duhet të ishin duke marrë pensionin e jo rrogën që marrin në vend të një të riu. Administrata juaj është produkt i votave të blera në qershor 2017, është produkt i aferave në drekat e luksit restoranteve të Sarandës dhe produkt i planit tuaj mafioz për shtrirjen e hegjemonisë zaptuese në cdo institucion. Hiqni dorë njëherë e mirë nga presioni mbi të rinjtë e ndershëm në administratë duke i detyruar të marrin tesera për të kënaqur gajasjet e liderit tuaj në Limanin e Sarandës, sepse ju garantojmë se më shumë gajasen qytetarët për derexhenë ku jeni katandisur.
A e dini ju se mungesa e një alternative për të rinjtë ka sjellë sot fatkeqësisht edhe faktin e rëndë, atë të burgosjes së dhjetra djemve nga zona jonë në burgjet e Greqisë, për shkak të shfrytëzimit të tyre nga organizatat e trafikut të drogës, të cilat sot hedhin valle me përkrahje qeveritare mbi shpinën e familjeve të varfra. E nëse nuk dini këtë, kini burrërinë të tregoni se pse në KZAZ e Sarandës në qershor 2017 sollët trafikantë droge nga Vlora e cili ishte roli i tyre atë ditë.
Ne sot solidarizohemi me studentët që vijojnë prej ditësh protestën në kryeqytet dhe i bëjmë thirrje cdo të riu banor i Bashkive Sarandë, Konispol e Finiq, t’i bashkohet kësaj proteste dhe të përhapë frymën e saj kudo. Tarifat universitare janë një tjetër barrë e rëndë për të rinjtë shqiptarë, një tjetër goditje e fortë në ekonominë familjare.
Të nderuar bashkëqytetarë, të rinj e të reja, prindër, njerëz të ndershëm, të majtë, të djathtë e të qendrës, harrojini ngjyrat politike, mendoni për të ardhmen tuaj, bashkohuni dhe reagoni me forcë kundër kësaj qeverisje sepse zona jonë po lëngon në ditët e saj më të zeza.
E megjithatë, Saranda ka akoma djem dhe vajza që e duan fort atë dhe janë të gatshëm të marrin përgjegjësitë e duhura për rikthimin në vend të dinjitetit ashtu sic i ka hije. Ora ka ardhur!
E nëse kjo quhet luftë, e tillë le të jetë. Ne do e fitojmë atë…me cdo mjet…me cdo cmim!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...