Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook, shkruan se Kryeministri Edi Rama, të cilin ai e quan kryehajdutin e 40 mln eurove të ”Unazës së Re”, nuk mund të dialogojë me studentët. Për Vasilin, me Ramën duhet të flasë ligji, e këtë e thotë për skandalin me ”Unazën e Re”. ”Edhe kryehajduti i qeverisë, që ka mbyllur gojën dhe nuk guxon të thotë asnjë fjalë për këtë hajdutëri është në mes të sheshit. Me kë do dialogojnë studentet? Me kryehajdutin do flasin? Pse studentet do ti besojnë zgjidhjen dhe të ardhmen kryehajdutit? Me nje kryehajdut duhet të flasë ligji dhe fort fare bile dhe jo studentët”,-shkruan Vasili.
Postimi i plotë
Pse me kryehajdutin e ”Astirit” do bëjnë dialog studentët??
Hajdutëria e 40 milion euro te ”Unaza e Re” është në mes të sheshit.
Edhe kryehajduti i qeverisë, që ka mbyllur gojën dhe nuk guxon të thotë asnjë fjalë për këtë hajdutëri është në mes të sheshit.
Me kë do dialogojnë studentet???
Me kryehajdutin do flasin?
Pse studentet do ti besojnë zgjidhjen dhe të ardhmen kryehajdutit?
Me nje kryehajdut duhet të flasë ligji dhe fort fare bile dhe jo studentët.