Protestës masive në Tiranë i janë bashkuar edhe studentët e Elbasanit.
Me flamuj kuq e zi dhe flakadanë, studentët kanë mbërritur pak minuta më parë dhe janë bashkuar me qindra të tjerë që protestojnë para Ministrisë së Arsimit që prej orës 11.00, sot në ditën e shtatë.
Ata janë mirëpritur mes turmës me ovacione dhe duartrokitje, duke shtuar edhe më shumë entuziazmin e të rinjve, të cilët kërkojnë plotësimin e tetë kërkesave, që kanë të bëjnë kryesisht me uljen e tarifave dhe përmirësimin e kushteve në konvikte.