Nga Filozofia e Policimit në Komunitetit te Policimi i inkriminuar, tashmë në regjim ushtarak

Tuesday, 11 December 2018 13:38

Reagimi i Punonjësve të Policisë në Lirim

Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim - 2013 po ndjek me shqetësim propozimin e fundit të bërë nga ana e Ministrit të Brendshëm për disa ndryshime në ligjin organik të Policisë së Shtetit që u hapin rrugën hyrjes së ushtarakëve në radhët e policisë. Një propozim i tillë përbën kthim mbrapa në reformat që janë ndërmarrë ndër vite për të ndërtuar një institucion policor si pjesë e administratës civile shqiptare sa më të hapur me shqetësimet e qytetarëve. Propozimi kthen me kokë poshtë gjithë doktrinën e policimit në komunitet dhe udhëheqjes nga inteligjenca.

Aktualisht, policimi është i mbështetur mbi dy filozofi kryesore: policimi në komunitet dhe policimi i udhëhequr nga inteligjenca. Pa ofenduar asnjë punonjës të Forcave të Armatosura, a mund të mendohet se një oficer i Forcave të Armatosura, i cili mund të emërohet në një funksion drejtues në Policinë e Shtetit, mund ti aplikojë këto dy filozofi? Për implementimin e këtyre dy filozofive të policimit, punonjësit e Policisë janë trajnuar për një kohë të gjatë dhe zbatimi i tyre tashmë rrezikohet seriozisht nga emërimi i drejtuesve që nuk kanë aftësitë profesionale.

Ky projektligj i hap rrugë gjithashtu emërimit në krye të Policisë së Shtetit, të Drejtorit të Përgjithshëm dhe Zëvëndësdrejtorit të Përgjithshëm të oficerëve nga radhët e Forcave të Armatosura, pa asnjë arsim policor, karrierë policore apo pa aftësi të provuara për të drejtuar një organizatë të administratës shtetërore siç është Policia e Shtetit. Kjo rrezikon ta kthejë Policinë e Shtetit në një repart ushtarak, ku metodat e drejtimit ushtarak nuk kanë asgjë të përbashkët me drejtim civil dhe fleksibël të Policisë së Shtetit.

Neni 7 i këtij projektligji parashikon në mënyrë të veçantë pranimin në Policinë e Shtetit nga rradhët e Forcavë të Armatosura, për nevoja gjoja “të veçanta” të Policisë. Kjo dispozitë, shoqëruar me nenin 6 të këtij projektligji, që rrit kuotat e pranimit në Policinë e Shtetit në funksione ku kërkohen njohuri specifike, nuk bën asgjë tjetër, përveç hapjes së rrugës për militarizimin e Policisë së Shtetit. Ligji aktual, konkretisht neni 40 i tij, parashikon pranimin në Policinë e Shtetit, në masën 1%, të numrit të përgjithshëm, në funksione ku kërkohen njohuri specifike, pra rreth 110 punonjësve, duke përcaktuara edhe mënyrën e dhënies së gradës korresponduese për funksionin. Ky numër është krejtësisht i mjaftueshëm për plotësimin e funksioneve ku kërkohet njohuri në fusha specifike. Kjo dispozitë, aktualisht, mundëson pranimin në Polici të specialistëve të kimisë, inxhinierisë, të eksplozivëve apo të fushave të tjera, të cilën nuk mund të përbëjnë, në asnjë rast, më shumë se 1% të numrit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Parashikimi i pranimit në rradhët e Policicë, specifikisht nga rradhët e Forcave të Armatosura, si dhe rritja e kuotës në 3% rrezikon haptazi “militarizimin” e funksioneve të niveleve drejtuese, duke filluar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë deri tek gjithë funksionet Kryekomisar, Drejtues dhe Drejtues i Parë. Tendenca për të militarizuar Policinë e Shtetit, duket qartë në parashikimin e një dispozite të veçantë për pranimin nga rradhët e forcave të armatorura. Në të kundërt, nuk ka asnjë arsye që të parashikohet që edhe Drejtori i Përgjithshëm dhe Zëvëndësdrejtori i Përgjithshëm të vijnë nga të ashtuquajtura “agjenci të sigurisë kombëtare” ku nënkuptohen Forcat e Armatosura.

Pranimi nga rradhët e Forcave të Armatosura, nëpërmjet marrëveshjes ndërmjet Ministrit të Mbrojtjes dhe Ministrit të Brendshëm, i heq të drejtën Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë të pranojë punonjësit e policisë në Policinë e Shtetit, duke kthyer këtë proces në një proces mbi baza preferencash politike të oficerëve të besuar. Pra, cënohen hapur kompetencat e Drejtorit të Përgjitshëm të Policisë së Shtetit.

Në emisionin “A Shoë”, Ministri gënjeu kur tha se do pranohen për nevoja të veçanta. Ministri harroi se ka propozuar që edhe Drejtori i Përgjithshëm dhe Zëvëndësdrejtori i Përgjithshëm të mund të vijnë nga rradhët e Forcave të Armatosura, si njerëz të besuar. Në Policinë e Shtetit ka shumë oficerë të aftë, të ndershëm dhe me vlera profesionale të cilëve mund t’ju besohet drejtimi i Policisë së Shtetit, por Ministri ju beson vetëm oficerëve të Forcave të Armatosura me qëlimin përdorimin e tyre për interesa jolegjitime të Kryeministrit.

Për fat të keq duket qartë se qeverisja aktuale po provon në çdo moment se e sheh Policinë e Shtetit si një plaçkë të lidhur ngushtë me interesat e pushtetit dhe jo të të gjithë taksapaguesve shqiptarë. Brenda disa viteve, ligji bazë i Policisë së Shtetit pasi u hartua krejtësisht i ri pikërisht nga kjo qeveri, ka pësuar ndryshime thelbësore sapo në krye të Ministrisë emërohet një ministër i ri.

Nëse Policia e Shtetit ka mungesa në burime njerëzore, Ministri mund të kërkojë shfuqizimin e paragafit 1 të nenit 49 të Ligjit për Policinë e Shtetit për të mundësuar rikthimin në strukturat e policisë të gjithë atyre oficerëve që i larguan me urdhër politik të Saimir Tahirit, medemek për shkurtime të funksionit organik në pamundësi sistemimi dhe funksione të tjera.

Organizatat PAMECA e Bashkimit Europian, ICITAP i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe OSBE që asistojnë policinë që prej më shumë se 22 vitesh duhet të deklarohen publikisht në lidhje me propozimin e fundit qeveritar për të ndryshuar ligjin organik të policisë.

Shoqata është në përkrahje të plotë të çdo nisme politike që synon stabilizimin dhe qëndrueshmërinë ligjore të Policisë së Shtetit, por fatkeqësisht nuk mund të bashkohet me nisma që e bunkerizojnë atë. Nisma këto që në fund të fundit koha do të tregojë së janë shumë jetëshkurtëra.

Modifikuar më Tuesday, 11 December 2018 13:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...