Burime bëjnë me dije se ka nisur verifikimi i personave që janë pjesë e protestës tetëditore të studentëve, për të parë nëse të afërm të tyre janë punonjës të administratës.
Ky akt i paprecedentë duket se bie ndesh hapur me deklaratat euforike të kryeministrit Rama, i cili thotë se po më mos ishte për postin do t’iu bashkohej të rinjve.
Punonjësve të administratës iu kërkohet që të mbajnë larg protestës fëmijët e tyre, e po ashtu të komentojnë pozitivisht në statuset e kryeministrit Edi Rama.
E megjithatë, studentët shprehen se ata do të vijojnë protestën , pavarësisht presioneve që iu bëhen. Në protestë një prej qytetarëve që mori fjalën, iu doli në krah studentëve, duke thënë se ata duhet të mbajnë larg politikën.
“Kur po vija rrugës dëgjova se janë pushuar nga puna prindërit e disa prej studentëve që janë në krye të protestës, njësoj siç është bërë në diktaturë. Ju bëj thirrje që të rezistoni dhe të mos lejoni që asnjë politikanë të mos iu përçajë, ka ardhur koha që të zhduken nga politika shqiptare të gjitha: PS,PD, LSI. Ju jeni një trup, keni të njëjtat kërkesa, kërkoni rrëzimin e të gjithë ligjit”, u shpreh qytetari në protestë.