Malaj tregon SMS-në për Ramën: Fundi do të të vijë nga studentët

E mërkurë, 12 December 2018 22:52

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj e ftuar në "Arena" në Ora News, tha se i ka çuar një mesazh kryeministrit Rama për sa i përket problematikave të ligjit për arsimin e lartë, duke shtuar se e kishte paralajmëruar se kjo do t'i sillte probleme.

Malaj: Kur kalova në opozitë përfundimisht i kam thënë me sms kryeministrit që është sot; në qoftë se sistemin e arsimin profesional do ta kaloni tek Ministria e Financave, më keni në oponencë deri në zhdukjen e kësaj gjëje. Dy, nëse nuk mbyllni ciklin e plotë të akteve të ligjit pas në tre vjet nuk është zbatuar dhe ka krijuar probleme, unë po ju them që fundi juaj do t'ju vijë nga protesta e studentëve. Nuk më besoi dhe historia ju duk si historia e Kasandrës. Qasja ime ishte mbështjellë në 4 gjëra. I vetmi ligj që ka 40 VKM dhe çështjen financiare ende të pa zgjidhur. E dyta, u krijua një sistem me dy kokë, fusha akademike dhe bordi administrativ që me ligj ju dha një pagesë ekstra që e merr nga taksa e studentit. Së treti, krijove mundësinë e mbylljes sepse nuk investove për të gjitha nevojat bazike të studentëve.

Login to post comments