Vasili: Kapsllëk politik, jemi në emergjencë kombëtare

E Enjte, 13 December 2018 10:34

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili nga foltorja e Kuvendit sulmoi ashpër qeverinë Rama, ndërsa tha se vendi është para një emergjence kombëtare, duke marrë shkas nga protesta e studentëve.

Ai tha se qeveria po dën dialog me monologje.

“Këtu jemi në ato nivele të njohura të një idiotësisë politike që ka vendosur të zgjidhë dialogun me monolog. Ai vjen ose nga kushte të këqija politike, por është një kapsllëk politik që nuk e çlirojmë dot ne as nga kryeministri dhe as nga të tjerët. Buxheti që u miratua para një jave, qëndroi për një javë në zyrat e Kuvendit për të qepur dhe rishqepur atë. Jemi para një emergjence kombëtare”, tha Vasili.

Login to post comments