KLP formohet pa përfunduar procesi i vetingut të kandidatëve

E Enjte, 13 December 2018 13:09

Në një sallë konferencash në ish-hotel Sheraton, u zhvillua Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve ku u zgjodhën gjashtë anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Zgjedhja e KLP-së erdhi pas një fushate intensive propagande të misioneve diplomatike ndërkombëtare në Tiranë, e udhëhequr nga Delegacioni i BE-së dhe Ambasada Amerikane.

Nxitimi dhe shpejtësia e qeverisë dhe e mbështetësve të saj ndërkombëtarë, të shoqëruara nga mosarritja e konsensusit për paketën ligjore shoqëruese të reformës në drejtësi e përcaktuar në Aneksin e Kushtetutës, ka sjellë sërish përdorimin e reformës në dëm të shtetit të së drejtës, në vend të përforcimit të tij.

Zbatimi i reformës në drejtësi  është kthyer në qëllim në vetvete dhe nuk shihet më si mjet për të vendosur një sistem gjyqësor të pavarur dhe për të forcuar shtetin e së drejtës. Si qeveria, ashtu edhe mbështetësit e saj ndërkombëtarë po mbështesin gjithnjë e më tepër një “sukses” afatshkurtër të reformës, duke sakrifikuar qëndrueshmërinë afatgjatë politik. Por kujt i intereson? Zgjedhjet e BE-së janë vitin e ardhshëm, të gjithë “miqtë” tanë të BE-së do të kenë vende të reja pune!

Pra, le të shohim se çfarë ka dalë nga kapelja magjike. KLP-ja e plotë përbëhet nga 11 anëtarë, 6 nga prokuroria dhe 5 anëtarë të tjerë jo-prokurorë. Anëtarët jo-prokurorë u zgjodhën nga Parlamenti më herët këtë vit.

Avokatë(2): Nurihan Seiti (Metaj); Tartar Bazaj;

Profesorë të së drejtës (2): Gent Ibrahimi; Sandër Beci;

Shoqëri Civile (1): Alfred Balla

Më 11 dhjetor, Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve përzgjodhi me short katër anëtarë, ndërsa dy të tjerë fituan pozicionin e tyre 5-vjeçar automatikisht, për shkak të mungesës së konkurrentëve.

Prokurorë pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë (dy nga të cilët një duhet të jetë jashtë Tiranës): Gentian Osmani, Antoneta Sevdari, Besnik Cani;

Prokurorë pranë Apelit (dy nga të cilët një duhet të jetë jashtë Tiranës): Bujar Sheshi, Arben Dollapaj;

Prokurorë pranë Prokurorisë së Përgjithshme(1): Kostaq Beluri.

Siç e kemi shpjeguar më parë, verifikimi i disa prej këtyre anëtarëve të KLP nuk ka përfunduar, në kundërshtim me Aneksin e Kushtetutës dhe Ligjin e Vetting-ut.

Komisioneri Publik ka apeluar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, konfirmimin e Gentian Osmanit dhe Antoneta Sevdarit, ndërkohë që vendimi i Besnik Canit ende nuk është zbardhur. Për më tepër, Dritan Rreshka, Elsion Sadiku dhe Adriatik Cama kanë apeluar shkarkimin e tyre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve (KPK).

Kur KPA-ja të rrëzojë  konfirmimin e Osmanit ose Sevdarit, ose të rikonfirmojë  Rreshkën, Sadikun ose Camën, do të hyjmë (përsëri) në hapësirën e panjohur ligjore, pasi vetëm Gjykata Kushtetuese mund të marrë masa disiplinore kundër anëtarëve të KLP-së. Dhe falë reformës në drejtësi, nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Exit.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...