LSI: Rama qëndrim arrogant dhe kriminal ndaj studentëve protestues

Premte, 14 December 2018 11:47

Deputetja e LSI Floida Kërpaçi gjatë deklaratës për mediat, theksoi se kryeministri Rama po mban një qëndrim arrogant dhe kriminal ndaj protestuesve.

Kërpaçi ka thënë se prej 10 ditësh studentët protestojnë, sepse shurdhësia dhe indiferenca e shtetit, arroganca i detyron ata të jetojnë në kushte të turpshme, që janë të qarta për ata dhe për çdo qytetar.

“Që prej 10 ditësh studentët shqiptarë po protestojnë në mënyrë të vendosur e bashkë me ta gjimnazistë, prindër e qytetarë të thjeshtë që janë solidarizuar me studentët, e kanë marshuar, duke ngritur zërin kundër padrejtësive të qeverisë që e kanë bërë jetën studentore të më shumë se 140 mijë studentëve të vështirë dhe në kushte të patolerueshme.

Studentët protestojnë, sepse shurdhësia dhe indiferenca e shtetit, arroganca i detyron ata të jetojnë në kushte të turpshme, që janë të qarta për ata dhe për çdo qytetar.

Zgjidhja e tyre, është një detyrë e shtetit i cili u ofron miliarda oligarkëve dhe i ofron asgjë studentëve. Ndryshimi rrënjësor i këtyre kushteve është i thjeshtë dhe i qartë.

Qeveria duhet të japë fondet për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë këtë gjë. Ndaj dhe studentët nuk pranojnë të dialogojnë për 8 kërkesat e tyre, sepse ata nuk kërkojnë asgjë tjetër veçse përmbushjen e këtyre kushteve, të cilat qeveria i refuzoi dhe i përbuzi dje në Parlament, duke rrëzuar amendamentet që kishin të bënin me vendosjen e fondeve në buxhet për zgjidhjen e problemeve të studentëve.

Përballë studentëve, në mënyrë të egër dhe armiqësore është vendosur Edi Rama, i cili ka zgjedhur arrogancën, imponimin dhe përçarjen si rrugën e komunikimit me studentët.

Një kryeministër i cili u thotë studentëve të cilët kalojnë natën në shesh për realizimin e kërkesave të tyre, që mund të rrinë edhe 10 vjet aty, nuk është gjë tjetër vetëm se një mostër e çoroditur psiqikisht dhe një kryeministër i tërbuar nga paratë e oligarkëve.

Të thuash studentëve mund të rrini edhe 10 vite aty është një qëndrim kriminal si dhe vete politika e kriminalizuar e Edi Ramës dhe qeverisë së tij”, ka thënë Kërpaçi.

Modifikuar më Premte, 14 December 2018 11:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...