Braimllari: Prokuroria të bllokojë punimet te Unaza e Re, është skenë krimi

Premte, 14 December 2018 19:02

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, i pranishëm në protestën e banorëve të Unazës së Re kërkoi nga prokuroria të bllokojnë menjëherë punimet në këtë projekt. Ai tha se pas fakteve që provojnë vjedhjen e 18 milionë eurove, Unaza e Re është një skenë krimi ku duhet të hetohet dhe të vihet para përgjegjësisë, Edi Rama dhe ministrat e përfshirë në këtë aferë.
Prononcimi i plotë i deputetit të LSI-së, Endrit Braimllari nga protesta e Unazës së Re
“E para do doja ti kërkoja Prokurorisë të bllokojë punimet në Unazën e Re, pasi sot jemi bërë të njohur nga media që ka filluar procesi i hetimit. Dhe Prokuroria duhet të bllokojë punimet në mënyrë që këta banorë të qetësohen pikë së pari dhe e drejta të shkojë në vend. Sot këtu jo vetëm është një skenë krimi, por sot këtu është vërtetuar hajdutëria e Edi Ramës. Hajdutëria e Edi Ramës, e cila i kalon përmasat e shpronësimit të këtyre banorëve. 18 milion euro do të shkonin në kompani offshore për t’u pasqyruar në emër të Edi Ramë, Damian Gjiknurit, Afrim Qëndros. Dhe sot mbahen në burg 3 djem të cilët protestojnë dhe kanë protestuar për pronën e tyre dhe nuk shkojnë në burg Damian Gjiknuri, Afrim Qëndro dhe Edi Rama. Kjo është e turpshme.
ARSH ka kryer një vepër penale në këtë rrugë, sepse procesi i tenderimit ka filluar pa pasur leje. E dyta,. Procesi i tenderimit dhe fillimi i punës së projektit ka filluar pa u shpronësuar banorët. Nëse ARSH-ja nuk e di gjendjen e banorëve dhe nëse banorët nuk janë shpronësuar, pse atëherë ka filluar prishja e disa objekteve në këtë zonë? Kjo tregon dhe njëherë që çdo gjë kërkohet të bëhet fshehurazi, në kurriz të këtyre banorëve, në përfitim të Edi Ramës.
Edi Rama ka varfëruar Shqipërinë dhe shqiptarët dhe po i varfëron çdo ditë dhe më shumë. Sot shqiptarët janë gjithmonë e më të varfër dhe detyrohen të largohen nga Shqipëria për shkak të politikave të Edi Ramës. Sot të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi protestojnë përpara kryeministrisë për shkak të Edi Ramës. Dhe unë i bëj thirrje të gjithë qytetarëve, jo vetëm te Tiranës por anë e mbanë vendit, t’i bashkohen studentëve, pa bindje politike, për flamurin kombëtar. Sepse protesta e tyre nuk është protestë me bindje politike por është protestë qytetare, është protestë kombëtare, është protestë për të tashmen dhe të ardhmen e vendit. Nëse ne të gjithë kemi plan dhe duam të jetojmë në Shqipëri, kjo qeveri duhet t’i shërbejë këtyre banorëve dhe studenteve. Duhet të ndërtojmë të ardhmen tonë në këtë vend dhe e ardhmja jonë ndërtohet duke i shërbyer pikësëpari sistemit arsimor. Edi Rama nuk e do arsimin, nuk i do të rinjtë dhe Edi Rama po e shkatërron gjithmonë e më shumë këtë vend. Ndaj të jemi të gjithë bashkë të mobilizuar sepse fundi i Edi Ramës do të jetë tipik fund diktatori”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...