Studentët vijojnë të sfidojnë reshjet e shiut para godinës së kryeministrisë. Sot është dita e 12-të që ata do të kërkojnë me ngulm plotësimin e pikave të adresuara me shkresë zyrtare tek kryeministria dhe Ministria e Arsimit.
Studentët vijojnë të jenë të vendosur se nuk do të ketë asnjë dialog dhe negociata me shefin e ekzekutivit pa i plotësuar më parë të 8 pikat. Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga kryeministri Rama.
Protesta sot ka nisur me thirrje të forta.