Ka filluar mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike për votimin e Këshillit të ri Kombëtar.
Arben Ristani ishte ai që mori fjalën hapëse të Kuvendit.
Ai shpalli të hapur votimin për zgjedhjen e Këshillit Kombëtar. Menjëherë pas Ristanin mori fjalën kreu i PD Lulzim Basha.
Pas përfundimit të fjalës së Bashës do të propozohet lista dhe do të nisë votimi i delegatëve të kongresit për anëtarët e Këshillit Kombëtar të kësaj partie.