Lulzim Basha: Shqipëria ka nevojë për një elitë të re politike

Saturday, 15 December 2018 12:00

Teksa po flet për anëtarët e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha po bën një panoramë për situatën në të cilën ndodhet vendi dhe detyrat e PD-së dhe opozitës.

Basha thotë se duhet një brez i ri politik, duhet një elitë e re e vendit, e aftë për këtë aspiratë ndryshimi të shqiptarëve.

Ndaj detyra morale dhe fitorja më e madhe për brezin e sotëm politik, është ndalja e së keqes që ka pllakosur vendin dhe përgatitja e kalimit të politikës në duart e një elite të re. Ne duhet të krijojmë kushtet Duhet të ndërtojmë rrugën për këtë kalim të madh të përgjegjësisë së drejtimit të vendit tek një brez i ri në politikë, ekonomi dhe shoqëri”, tha Lideri i opozitës.

Modifikuar më Saturday, 15 December 2018 13:19
Login to post comments