Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Floida Kërpaçi me anë të një postimi i ka theksuar kryeministrit Rama se studentët janë më shumë se ai.
Kërpaçi ka vijuar me postimin, duke shkruar se edhe sikur një student të protestojë poshtë zyrës, është gjithmonë më shumë se Rama, teksa i ka bërë thirrje këtij të fundit të plotësojë 8 kërkesat.
“ATA janë më shumë se ty!
Edhe sikur një student të protestoj jashtë zyrës tënde është gjithmonë më shumë se ty,kryeministër shkollëpak!
Ke premtuar 5% të PBB për Arsimin=Mashtrim
Ke premtuar 300.000 vende pune=Mashtrim!
Premton dialog, por studentët e bashkuar e dijnë që është MASHTRIM!
Plotëso 8 kërkesat e studentëve!”, ka shkruar Kërpaçi.