Studentët vijojnë protestën: Të na bashkohen qytetarët

Saturday, 15 December 2018 13:14

Protesta e studentëve është futur sot në ditën e saj të 11, ndërsa të rinjtë protestues vazhdojnë rezistencën e tyre përballë kryeministrisë.

Ata janë të vendosur të mos ndalen deri sa qeveria të plotësojë 8 kërkesat e tyre.

Në protestën e sotme dëgjohen vazhdimisht thirrjet ndaj qytetarëve të thjeshtët teksa ftohen që të bashkohen me ta.

Ndërkaq, studentëve u janë bashkuar edhe banorët e Unazës së Re të cilët janë shprehur se mbështesin kauzën e studentëve.

Login to post comments