Banorët e "Astirit" në mbështetje të studentëve

Hënë, 17 December 2018 13:34

Krahas protestës së tyre në "Astir", banorët që preken nga Unaza e Re kanë dalë edhe në protestën e studentëve. Një prej përfaqësuesve të tyre thotë për Ora News se mbështesin kauzën e tyre.

"Ne sot jemi në mbështetje të studentëve. E para për plotësimin e pikave të studentëve dhe problematikat e tjera ekonomiko-sociale, por edhe për kauzën e Unazës së Re, por kauza e Unazës së Re është sekondare sepse kauza e parë është në mbështetje të studentëve.

Ne kemi qenë krah studentëve që ditën e parë dhe do të jemi derisa të plotësohen jo vetëm 8 kushtet por derisa të shfuqizohet ligji për arsimin e lartë".

Ndërkohë ai thotë se ka tentativa nga pushteti për të përçarë banorët e "Astirit" "Shpirti revolucionar i Unazës së Re është 24 orë në protestë. Aktualisht nuk ka ndonjë zhvillim, por ka tentativa nga pushteti që ti përçajnë banorët. Deri tani kemi arritur që të ruajmë kompaktësi".

Login to post comments