FOTOGALERIA/ Çfarë ndodhi sot në protestën e studentëve

Tuesday, 18 December 2018 14:33

Studentët vijojnë protestën e tyre në të gjithë Shqipërinë, auditoret janë të gjitha bosh dhe nuk zhvillohet mësim në asnjë fakultet në të gjithë vendin. Sot studentët bllokuan akset kryesore të Tiranës duke paralizuar trafikun. Më pas studentët u grumbulluan serish para kryeministrisë ku po protestojnë për realizimin e 8 kërkesave të tyre.

Qeveria po tenton ti përçajë. Ndërkohë që një student në mënyrë simbolike ka shkruar në sheshin para kryeministrisë “Jo dialog” duke këmbëngulur në realizimin e të gjithë kërkesave të tyre pas asnjë negociatë apo dialog.

E gjithë makineria propagandistike e Rilindjes ka lënë çdo temë mënjanë dhe i është përkushtuar me fuqi të plotë, protestës së studentëve. Me të vetmin qëllim; demotivimin e kësaj lëvizje që e ka bërë kryeministrin Edi Rama të ngryset e të gdhihet në rrjetet sociale me hallin e vetëm, për t`ja hedhur edhe këtë herë.

Rruga që është zgjedhur për të demotivuar, përçarë dhe në fund për ta katandisur këtë protestë në një fitore të Edi Ramës; është ajo e përdorjes deri në nivel lecke të mediave të cilat prej kohësh janë bërë kliente të pushtetit.

Në krye të shtabit propagandistik si gjithmonë është vendosur vetë Endri Fuga, i cili shpërndan në mënyrë të organizuar lajme të cilat nuk duan shumë “profesionalizëm”, për tu dalluar se janë përgatitur nga e njëjta dorë.

Në ditët e para të protestës strategjia e Ramës e pasqyruar në shumicën e mediave të shkruara, televizive dhe ato online, ishte përpunimi i opinionit, se studentët duhej të uleshin me kryeministrin të bisedonin dhe pas kësaj të gjitha kërkesat e tyre do të realizoheshin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...