Ushtria në polici/ Manjani godet ligjin e Lleshit

Tuesday, 18 December 2018 20:05

Pas ndryshimit të ligjit që i jep mundësi edhe ushtarakëve të marrin funksione drejtuese të policisë ka ardhur reagimi i ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjanit.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se kjo është një anti-reformë, me anë të së cilës qeveria po mundohet të rregullojë situatën, por që sipas ish-ministrit është hap shumë problematik.

Kliko per me shume info
“Anti-reforma e Policisë. Partia-shtet, po nxiton të bëjë ligje të sajuara që nuk arnojnë asnjë situatë. Përkundrazi krijojnë gropa të reja. Ndryshimet e ligjit për Policinë e Shtetit, ku propozohet të emërohen ushtarakë në funksione drejtuese të policisë është problematik.”-shkruan ai.

Më tej Ylli Manjani rendit gjashtë pika që sipas tij tregojnë pse ky ligj mund të rezultojë shumë problematik.

“1. Ky ligj kaloi pa asnjë konsultë brenda qeverisë. U bë shpejt e shpejt dhe po aq shpejt, pa respektuar asnjë afat Kushtetues po tentohet të kalohet në seancë. Sipas Kushtetutës edhe në rastin kur qeveria propozon miratimin me procedurë të përshpejtuar, projekti nuk kalon dot në seancë pa kaluar 7 ditë nga fillimi i shqyrtimit.

Për herë të parë as PAMECA e as ICITAP, EURALIUS jo e jo, nuk u ftuan të japin një opinion ligjor. Pra parti nuk ka nevojë më për ta.
Projekti ka një përplasje të fortë me nenet 13,25, 27 e ne vijim të Kodit të Etikës së Policimit. Ky është akt që ndiqet në çdo reformë personeli të policive të vendeve anëtare të INTERPOL. Ne thelb policimi, sipas këtij akti, është i ndarë nga profesione të tjera, përfshi edhe të arsimuarit në shkolla uahtarake. Janë shkolla me qëllime të ndryshme. Njëra ka të bëjë me luftën ndaj krimit në kohë paqe, tjetra ka të bëjë me luftën e vërtetë.
Duke futur ushtarakë në polici, nuk do të thotë po krijohet Gendarmeria apo karaninieria. Pra është tjetër gjë përfshirja e ushtrisë në detyra policimi, nga propozimi që të përdorën ushtarakë.
Ushtarakët futen për karshillëk mdaj oficerëve të policisë, jo si vlerë e shtuar. Me shumë gjasë rendi brenda radhëve të policisë do dëmtohet më keq për arësye përplasje kulturash she formimi.
Mesazhi që po jep qeveria ( i vetmi i sinqertë) është se si policia ka kapitulluar. Por kjo nuk rregullohet duke futur ushtarakë, por policë profesionistê.”-shkruan në postimin e tij ish-ministri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...