"Në 21 Janar, Shqipëria do të ketë qeveri të re"

E mërkurë, 19 December 2018 11:49

“Nuk habitem që në 21 janar të votojmë një qeveri tjetër jo të Edi Ramës”. Kështu shprehet kreu i grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho. I pyetur për zhvillimet në vend, protestën e studentëve, situatën politike brenda PD-së dhe nëse parashikohen zgjedhje të parakohshme, Spaho tha se çdo gjë është e mundur duke parë situatën ku ndodhemi.

“Çdo gjë është e mundur situata është shumë inkadeshente. Në varësi të situatës ditët e ardhme do planifikojmë edhe hapat tanë. Nuk habitem që në 21 janar të votojmë një qeveri tjetër jo të Edi Ramës. Të gjitha opsionet janë të mundshme, sa ndryshimet mund të jenë shumë të shpejta. Në protestën para parlamentit të enjten pjesëmarrja do jetë e madhe dhe ne do u bëjmë thirrje qytetarëve të mbështesin studentët, se kauza e tyre është e madhe se po lëvizin një komb të tërë për të kërkuar ndryshimin”, u shpreh Spaho në studion e "Mbrëmje në ABC News"

Sipas Spahos trendi i protestave mund të kulmojë me rrëzimin e Ramës për t’i hapur rrugë reformave të tjera.

“Zgjedhje të lira e të ndershme me Ramën kryeministër nuk ka, ky është objektivi madhor, por cilido është zgjedhja e PS kë do vërë në krye të PS. Rama lidhi politikën me krimin, shkatërroi zgjedhjet me paratë e drogës, kanabisit dhe format e tjera negative që na tregojnë në Ballkan si vendi që nuk bëjnë dot zgjedhje. Ne do bëjmë gjithçka është e mundur së bashku me grupet e interesit. Trendi i protestave mund të kulmojë me rrëzimin e Ramës. Nëse Rama do largohet do t’i hapen rrugë reformave të tjera”.

Duke folur për protestën e studentëve demokrati tha se ajo është e drejtë e tyre legjitime, sepse ligji për arsimin vetëm e përkeqësoi atë në vend që ta përmirësonte.

“Është e drejtë legjitime e tyre, ne e kemi thënë që atë vit që ky ligj do e përkeqësojë arsimin shqiptar, ne kishim të drejtë. Efektet e ligjit po japin në mënyrë të plotë atë që ne parashikuam. Tarifat janë rritur. Nuk ka pasur ndryshime të kushteve. Ligji ka favorizuar dukshëm arsimin privat”.

Në këndvështrimin e tij Spaho e sheh të mundshëm tarifën prej 5% të GPD për arsimin.

“Ne kur ishim në qeveri kishim prioritet investimet në infrastrukturë, nëse Kryeministri e ka prioritet arsimin i ka të gjitha mundësitë. Ne kemi marrë borxh dyfishin e borxhit gjatë kohës që qeveriste PD. Shteti të finnacojë për arsimin publik. 5% është objektiv i arritshëm”.

Sa u takon akuzave të kryeministrit për protestën e studentëve, Spaho shprehet se akuzat e Ramës janë mjet për të shpëtuar nga situata e vështirë ku ndodhet.

“Në asnjë rast ne nuk kemi pasur prezencë aty, nuk jemi përpjekur për t’i rreshtuar si kontigjentë për qëllime politike. Akuzat e Ramës janë mjet për të shpëtuar nga situata e vështirë ku ndodhet. Rama po e menaxhon në mënyrën më të keqe te mundshme. Përderisa pranon që studentët kanë të drejtë, atëherë plotësoji kushtet”.

Gjatë fjalës së tij në studion e  ABC News Spaho sqaroi edhe njëherë dy çështjet që e kthimit të opozitës në Kuvend, që janë protesta e studentëve dhe reforma zgjedhore, dhe jo djegia e mandateve.

“Ne kthehemi në Kuvend për shpresën e studentëve, për rikthmin e buxheteve. Janë të gjitha mundësitë që të gjitha kërkesat e studentëve të plotësohen. Edhe javën e kaluar ne ishim në Kuvend me numër të reduktuar deputetësh në mbështetje të amendamenteve për këtë çështje, plotësimin e kërkesave të studentëve. Çështja e dytë që na detyron të kthehemi është vetingu në politikë, ashtu si e kemi deklaruar edhe në shtator. Nëse do vendosim të djegim mandate do e bëjmë me një deklaratë, me një vendim për një qëllim politik”

Modifikuar më E mërkurë, 19 December 2018 13:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...