Meta çmon revistën e komunitetit bektashian “Urtësia” me titullin “Naim Frashëri”

E Enjte, 20 December 2018 12:15

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot në veprimtarinë kushtuar 25-vjetorit të Revistës “Urtësia”, të mbajtur në Hotel “Tirana International” me praninë e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, kreut të Bashkësisë Myslimane Shqiptare, Haxhi Skënder Bruçaj, klerikëve dhe besimtarëve të shumtë.

Duke përshëndetur këtë veprimtari, Presidenti Meta çmoi rolin dhe kontributin e Revistës bektashiane “Urtësia” me Titullin “Naim Frashëri”, “Në vlerësim të kontributit për ringritjen e besimit bektashian dhe monumenteve të tij të kultit, në promovimin e dijes, kulturës dhe doktrinës bektashiane duke u ofruar gjithë besimtarëve, krahas dijeve fetare, edhe mesazhe atdhedashurie, paqeje e mirëkuptimi, që synojnë përparimin e shoqërisë dhe orientimin e shqiptarëve drejt një jete të përbashkët në harmoni”.

 “Jam i lumtur që jemi së bashku në këtë veprimtari të spikatur përkujtimore të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Në këtë ditë të shënuar është kënaqësi e veçantë të përshëndes nga kjo foltore gjithë besimtarët bektashianë kudo janë dhe t’ju uroj përzemërsisht: Gëzuar 25-vjetorin e numrit të parë të revistës ‘Urtësia’! Mbarësi, suksese dhe devocion të lartë në përmbushjen e misionit tuaj fisnik!

25 vjet më parë klerikët e shquar bektashianë, me në krye të paharuarrin Kryegjyshin Botëror Haxhi Dede Reshat Bardhi ia dolën që bashkë me liritë fetare dhe ringritjen e selive të kultit t’u dhuronin shqiptarëve revistën e parë bektashiane ‘Urtësia’.

Përpjekja e tyre për të ndriçuar shpirtin e mijëra besimtarëve me dritën fetare, kulturore e artistike ka qenë dhe ngelet një akt për t’u përshëndetur.

Kjo revistë është tashmë zëri, forumi dhe shpirti i vërtetë i aktivitetit të Kryegjyshatës dhe bashkësisë tuaj të nderuar”, tha Presidenti Meta.

Ai theksoi se botimi i revistës “Urtësia” është më shumë se një gjest vullnet mirë për të plotësuar dëshirën e komunitetit tuaj të ndriçuar.

“Ajo pasqyron rrugëtimin e komunitetit bektashian ndër vite përmes sakrificash, persekucionesh dhe flijimesh të panumërta.

Stafi i revistës, në 130 numrat i ka sjellë lexuesit qëndresën, lulëzim dhe triumfin e besimit bektashian”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Meta tha se revista është vazhduese e denjë e traditës, penës dhe mendjeve të arta bektashiane, teologëve dhe poetëve të mëdhenj të Rilindjes që nga Naim Frashëri me “Fletoret e bektashinjve”, Baba Ali Tomori me gazetën “Reforma”, deri tek doktoratura e intelektuales Musine Kokalarit me temë: “Historia dhe doktrina bektashiane” si dhe gjithë trashëgimia e shkruar të martirëve që u flijuan gjatë diktaturës.

“Kombi shqiptar ju është mirënjohës për kontributin tuaj për lirinë, pavarësinë, gjuhën shqipe, ruajtjen e traditave, identitetit dhe për progresin e vendit!

Shoqëria shqiptare është bërë më e mirë nga parimet bektashiane për forcimin e familjes, solidaritetin me qytetarët në nevojë dhe drejtësinë sociale.

Kryegjyshata Botërore Bektashiane është një ndër faktorët e rëndësishëm në krijimin dhe pasurimin e harmonisë dhe tolerancës fetare në vend dhe mbështetëse e orientimit europian të Shqipërisë.

Misionarët tuaj bektashinj krahas parimeve fetare janë shndërruar edhe në apostuj të paqes sociale në shoqëri si dhe normave dhe respektit njerëzor duke e shndërruar bashkëjetesën fetare në Shqipëri në një prej shembujve unikalë në botë të mirëkuptimit e bashkëpunimit ndërfetar.

Ky qëndrim merr vlera edhe më të larta në aktualitetin e botës ku jetojmë, e cila është e trazuar nga diferencat kulturore, konfliktet por për fat të keq edhe përplasjeve ndërfetare në shumë pjesë të globit”, deklaroi Presidenti.

Ai shtoi se do të desha t’ju inkurajoj të vazhdoni të qëndroni në këtë traditë të ndritur dhe të jeni pjesë e përpjekjeve të shoqërisë shqiptare për një botë të pasur me vlera dhe kultura që respektojnë njëra-tjetrën.

“Ndjek me simpati aktivitetin e Kryegjyshatës Tuaj të nderuar të drejtuar prej Kryegjyshit Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut’.

Ruaj konsideratat më të larta për të gjithë udhëheqësit shpirtëror bektashianë dhe aktivitetin e tyre hyjnor! Por në këtë përvjetor do të desha të vlerësoja me medaljen ‘Naim Frashëri’ stafin, bashkëpunëtorët dhe drejtuesit e Revistës ‘Urtësia’ për përkushtimin dhe punën plot pasion në dobi të bektashizmit dhe Atdheut.

Botuesit e respektuar të kësaj reviste, nën drejtimin e Kryegjyshit Botëror i kanë ofruar publikut me shkrimet e tyre cilësitë më të mira të bektashianëve si atdhedashurinë, mistikën e hollë dhe harmoninë me besimet e tjera fetare.

Duke nderuar sot Revistën ‘Urtësia’ gjej rastin gjithashtu të përulem me nderim ndaj gjithë figurave bektashiane, që i përkasin historisë më të ndritur të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Jam shumë dakord me Baba Mondin, Kryegjyshin tonë të nderuar se kemi ende shumë për të bërë në evidentimin dhe vendosjen në piedestalin e merituar të gjithë martirëve të shquar që u flijuan dhe nuk kursyen asgjë për besimin tek Zoti, lirinë dhe përparimin e Shqipërisë.

Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Shqipërinë dhe të na japë të gjithë sa më shumë urtësi, sidomos për vitin tjetër!”, – u shpreh Presidenti i Republikës.

Ndërsa në fjalën e tij, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj falënderoi Presidentin e Republikës, në emrin e tij por edhe të Komunitetit Bektashian, për vlerësimin që ka bërë me këtë rast.

Modifikuar më E Enjte, 20 December 2018 12:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...