Seanca parlamentare është shtyrë për në orën 18:00, pasditen e sotme. Menjëherë studentët , të cilët po protestonin para Parlamentit, kanë nisur marshimin e tyre drejt Kryeministrisë.
Ata këmbëngulin të protestojnë deri në plotësimin e 8 kërkesave të paraqitura ndaj qeverisë. Sot do jetë dita e fundit e protestës studentore, për tu rikthyer sërish në janar të vitit 2019.
Ndërkohë, studentëve u janë bashkëngjitur qytetarë, por edhe banorët e ‘Unazës së Re’