Sa “ikona të vjedhura” paska shitur dikur Rama, “batakçiu i Parisit”, për të ndërtuar më vonë Surrelin?

E Enjte, 20 December 2018 17:50

Më 19 dhjetor 2018, i pyetur në Vlorë nga një student se si i kishte ndërtuar sarajet në Surrel, Edi Rama, sigurisht u përgjigj në mënyrë të pasinqertë se kishte punuar në emigracion dhe se kishte realizuar të ardhura. Mirëpo dihet fare mirë fakti se me paratë e emigrimit, Rama as gardhin e Surrelit nuk do të bënte dot. Kush nuk ka kujtesë, po ia kujtojmë se të vërtetën ia ka thënë paraardhësi i vet Fatos Nano. Në kohën e krizës në PS në vjeshtë 2001, Fatos Nano deklaroi se Rama ishte mosmirënjohës sepse ai (Nano), e kishte gjetur me “thonj paprerë” nxjerrë nga “bataku ku ndodhej” (në batak rri batakxhiu”) ku jetonte nga shitja e “ikonave të vjedhura” dhe e kishte sjellë në Tiranë (në prill 1998) për ta bërë ministër. Dihet fakti se ikona ortodokse nëpër kisha nuk ka pasur aq shumë, sepse i vodhi e i dogji shumicën regjimi i Enverit, por edhe aq sa kishte nuk dalin për të ndërtuar ato saraje në Surrel. Mundësia tjetër është që ky që flinte poshtë urave, të ketë “magjepsur Parisin” me shkarravinat e tij. mirëpo edhe këtu na vjen në kujtesë jeta e eremitit që bënte Rama, gjë e cila është fiksuar me fotot duke ngrënë makarona në azile apo duke bërë bunkerë me plaçka. E po ashtu, nuk besohet se me fotot nudo të kohës së batakut, Rama paska bërë para të madhe. Për këtë arsye, Rama i trembet vetingut të politikanëve. Mjafton Surreli për ta përzënë jo me akte administrative nga politika, por me shkelma e mundësisht me këpucë me majë. D.m.th. Rama 2 vjet ministër i Kulturës, 11 vjet kryetar bashkie, e tanimë 5 vjet kryeministër, nuk është tunduar nga kurrfarë korrupsioni?! Kur kishte kaq “fitim” emigracioni i këtij, pse erdhi në Shqipëri. Apo për sakrificë? Ka njeri në botë që beson këtë?  Po i sjellim diçka në kujtesë. Në emisionin “6 ditë pa Ermalin” më 30.1.2016, Edi Rama për kohën e refugjatllëkut në vitet 1992-1993, pra atë “parasë së madhe”, teksa u pyet për foton me makarona tha:

“Problemi ishte se na sillnin disa “pjata franceze” që nuk të ngopnin. Një ditë protestuam se vdiqëm për të ngrënë. Ishim bërë si “Lulëkuqet mbi mure”. Protestuam me parullën: “Duam mish e makarona”. Me ne fund na i sollën dhe kjo foto është bërë në këtë kontekst: “Uria e refugjatëve”. Ndërsa kapuçin e kam vënë në shenjë solidarizimi me Bosnjën ku po luftohej në atë kohë dhe bota ishte indiferente. Ai është një kapuç myslimanësh”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...