Berisha i tregon Ramës të vërtetat, nga vila e surrelit te 40 mijë lekët në 2008

E Enjte, 20 December 2018 19:01

Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi sot se shqiptarët dhe studentët nuk e besojnë më mashtruesin Edi Rama.

Ish-kreu i qeverisë gjithashtu bëri publike edhe deklaratën e pasurisë së kryeministrit Edi Rama, i cili deri në vitin 2008-të nuk kishte deklaruar asnjë pasuri, ndërsa sot jeton në një vilë luksoze në Surrel.

‘Përshëndes studentët e Vlorës për leksionin që i dhanë kryemashtruesit. Përshëndes studentët e Elbasanit që i thanë nuk ke vend në Elbasan. Përshëndes studentët e mjekësisë që i mbyllën dyert kryekreut të krimit. Përshëndes qindra mijërat studentët që janë sot në grevën më të madhe që nga viti 1991. Flamuri i tyre ëhstë flamuri i shjpresës mjerë ju ku do të shkoni, asgjë nuk mund të ndalë uraganin rinor të studentëve shqiptarë. Përballë këtij uragani qëndrojë korruptorë, ata të cilët janë përgjegjës për dëmin e arsimit shqiptarë, qëndron ai që vodhi paratë e buxhetit, qëndron ai sëbashku me tjetër që i bënë paratë vila, paratë e taksapaguesve. Dil dhe thuaji studentëve ministre se si e ndërtove vilën, shko thuaju studentëve se ke shpenzuar 15 milionë euro për rikonstruksionin e godinës. Shko thuaju studentëve se pse bllokove për 3 vite me radhë masterat. Thirre atë Gramoz të vijë përballë, jo të më sjellë mesazhe nga Vlora. A e patë se çfarë i bëri lab trim, kur i tha se ku i gjete paratë për vilën e Surrelit. I dashur student po të jap të dhënat që ka dhënë vetë kryehajduti i Surrelit, në 2004 në ILDKP-, ai nuk ka deklaruar asnjë qindarkë kesh, në 2005-n asnjë konto bankare, në 2006-n nuk deklaron asgjë, as kursime as dhurata as prona, Edi Rama në 2008-të llogari bankare në Credins, 40 mijë 938 lekë, 2937 euro, ja ku e keni pronarin e sarajeve të Surrelit. Në 2009-n ja ha miu lekët, zbresin llogaritë, nga 3 mijë euro mbeten 1324 euro, prandaj shkon nga salla në sallë, njëherë bën manjakun dhe njëherë banditi, por ai e di se çfarë e pret. Nga doli vila, Ulsi thuajua pak studentëve të Dibrës ti. Prandaj studentët nuk ju besojnë, ju ka ardhur fundi gënjeshtrave tuaja’, deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka ftuar ditën e sotme nga foltorja e kuvendit, deputetët e mazhorancës që të votojnë sëbashku ligjin që i bën zero tarifat për Universitet publike, si shenjë mirënjohjeje për të rinjtë shqiptarë. Ai tha se të rinjtë që protestojnë sot, po luftojnë për të ardhmen, pasi ata duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri.

 ‘A keni ju shpirt të votojmë sot ligjin universitet pa tarifa për të gjithë shqiptarët. Pse të mos ua bëjmë ne këtë atyre, ata spo luftojnë vetëm për ditën e sotme, po luftojnë të bëjnë Shqipërinë. Edhe neve një akt mirënjohjeje të votojmë ligjin universitet publike pas asnjë tarifë, por nuk na lënë hajdutët dhe hajdutëria. Unë jam i bindur se ata studentë do të fitojnë sepse ata kanë rikthyer në gjeneratën e tyre ëndrrën europiane. Ëndrra, nuk ka forcë në botë që të ndalojë këtë rini, mjerë ju ku do shkoni’, deklaroi Berisha.

Modifikuar më E Enjte, 20 December 2018 19:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...