Basha ftesë mazhorancës: Votoni vettingun që të ndajë politikën nga bandat e kriminelët e Rilindjes

Premte, 21 December 2018 16:51

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ju ka bërë thirrje deputetët të mazhorancës që të votojnë ligjin që i hap rrugë vettingut për politikanët.

Basha tha se e vetmja zgjidhje që Shqipëria të dalë nga bataku ku është zhytur, është ndarja e politikës nga krimi.
Ai tha se opozita është e gatshme të votojë të gjitha propozimet e mazhorancës për vettingun e politikës, mjafton që ajo të marrë dakordësi e Komisionit të Venecias.
‘3 vjet më parë nga kjo sallë PD bashkë me qytetarët shqiptarë formuloi zgjidhjen e dekriminalizimit për një realitet të tmerrshëm. Persona me precedent kriminalë u sollën nga kreu i Rilindjes në këtë sallë si deputetë, u sollën në krye të bashkive të vendit, u bënë drejtorë. Merita e vetme e këtyre njerëzve nuk ishte artikulimi politik, e kundërta kishte ndodhur. Në shumicën dërrmuese të rasteve këta njerëz kishin qenë në burg, për shitjen dhe trafikimin e vajzave dhe nënave shqiptare, si në rastet, e Prengës, Roshit, Frrokut etj. Fatura që shqiptarët paguan për këtë bashkim qelbësirash është para syve tuaj, ku për herë të parë më shumë se gjysma e qytetarëve duan të largohen. Aleanca e Ramës me krimin shkaktoi kaos në vend. Rama dhe kriminelët për dy vite me radhë i rezistuan dekriminalizimit. Me miratimin e këtij projekti qytetarët bënë të mundur që këta kriminelë të mos jenë më për 20 vjet në parlament dhe në administratë. Por sot në këtë parlament dhe në krye të shtetit kemi ushtarët e krimit. Sot qeveria është e kapur nga krimi, sot kriminelët vendosit për gjithçka. Sot opozita ofron vettingun për politikën, i njëjti standard që u vendos për policët dhe prokurorët. Asnjë ndryshim nuk ka vettingu për politikanët nga ai për gjyqtarët, prokurorët dhe policët.  Shqiptarët e kuptojnë që sot një vetting do të bëhet. Sot do të merret vesh se cilët politikanë duan të jenë mbi ligjin, sepse kanë frikë nga vettingu. Kemi një deputet Ergys Çyrbja i faktuar si anëtar i bandës së Shullazit, kemi Fatmir Xhafën që ndihmoi të vëllanë ti fshihej policisë italiane, kemi atë që do të vijë të flasë pas meje, i cili ka deklaruar personalisht miqësi me një kriminel të rrezikshëm, për të cilën u devijua shtrati i Lanës. Kemi Alket Hysenin, Arben Ahmetajn ortak me inceneratorë, kemi Damian Gjikunurin i regjistruar duke bërë pazare me kriminelë, kemi dakon e 339-s, kemi Saimir Habilajn, vetë Erjon Velinë, kemi Edi Ramën, i cili është  përfshirë drejtpërdrejtë në kontaktin me kriminelët e Shqipërisë. Kjo aleancë e ngushtë e Ramës me krimin është faktori kryesor i gjendjes në vend. Masa që propozojmë sot, është që nuk do të ketë asnjë sukses pa e ndarë politikën nga krimi. Nuk do të ketë sukses asnjë reformë, as reforma zgjedhore, për sa kohë sistemi i drejtësisë nuk ka çuar asnjë politikan prapa hekurave. Venecia ju ka kërkaur që të uleni dhe bashkë me opozitën të punoni që ligji për vettingun e politikanë të miratohet me konsensus. Këta nuk e duan vettingun, sepse për shumë prej tyre ky është fundi i karrierës politike. Sot i bëjë këtë apel të fundit që ta kalojnë këtë test moral, këta që janë në të majtë dhe të bashkohen me ne për të votuar amendamentet kushtetuese’, deklaroi Basha

Video

Login to post comments