Kryemadhi: S'ka pushim në festa, mobilizohuni do largojmë Edi Ramën

Saturday, 22 December 2018 12:09

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi bëri thirrje strukturave të partisë të mobilizohen edhe gjatë festave për të sensibilizuar qytetarët për rrëzimin e Edi Ramës.

"Mos mendoni se duke qëndruar indiferent Rama do të ikë vetë, se nuk mbaron pilafi në kazan. Jo Rama nuk ikën, Ramën do ta largojmë ne! Nuk do ta largojnë partitë politike por shqiptarët" u tha ajo mbështetësve të partisë që ishin mbledhur sot paradite në Elbasan, prandaj kërkoi angazhim maksimal.

Monika Kryemadhi:"I bëj thirrje të gjithë strukturave të LSI-së në Elbasan të nisim pa ndalim - edhe natën e Vitit të Ri dhe Krishtilindjet dhe çdo ditë të zotit, derë më derë, -të senbilizojmë socialistët, ti zgjojmë e ta përmbysim këtë klikë kriminale që ka uzurpuar jo vetëm PS  por gjithë Shqipërinë e shtetin shqiptar të përmbysim këtë klikë kriminale që po ia merr gjakun shqiptarëve.

Kryemadhi bëri sërish mea culpa për faktin  që Rama erdhi në pushtet

 Monika Kryemadhi: "Ne si LSI kemi fajin tonë që që i besuam dhe i dhamë shansin e mundësinë të bëhej kryeministër i Shqipërisë. Edhi si kryeministër duke u zvarritur me gjunjë në tokë për të marrë votat e LSI-së për tu bërë kryeministër. U ngrit si kryeministër dhe u pasurua duke sharë LSI dhe sulmuar LSI-në, u pasurua dhe u fuqizua duke çuar në kokën e shtetit bandat e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, dhe më pas kërkonte tepsinë e timonin duke qenë koka e meduzës së krimit të organizuar në të gjithë rajonin. Nga këto gabime kemi mësuar dhe kemi pasur mundësinë për tu zgjuar dhe ndërgjegjësuar çdo shqiptar që çdo njeri që i  jep Edi Ramës dhe bandës së tij oksigjen kryen tradhëti Kombëtare. Ai është varrmihësi i të gjithë shqiptarëve"

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...