Vetingu politik dhe vetingu studentor

Saturday, 22 December 2018 13:55

Nga Kastriot Islami

 

Shqipëria drejtohet nga një qeveri dhe kryeministër të korruptuar dhe të lidhur pazgjidhshmërisht me kriminelët e trafikantët. Faktet dhe provat janë të shumta dhe të pakundërshtueshme.

Zgjidhja europiane e demokratike do të ishte përmes rrugës së drejtësisë, por kjo rrugë tashmë duket e vështirë për të mos thënë e pamundur, sepse Rama dhe sekti i tij kanë kapur drejtësinë e cila për rrjedhojë nuk do të mund të arrijë të shpërbëjë lidhjen e fuqishme mes korrupsionit, krimit e trafiqeve dhe Ramës e qeverisë së tij. Maksimumi që sistemi i ri gjyqësor tërësisht i kapur nga oligarkia në pushtet, do të mund të ishte gjuetia e shtrigave apo ndëshkimi i disa peshqëve të vegjël ose të ngordhur duke lejuar kokat e korrupsionit e e të krimit, pra peshqit e mëdhenj,  të gëzojnë pasurinë e tyre të paligjshme, madje disa prej tyre të vazhdonin me arrogancë të kontrollonin politikën. Kjo rrugë duket tërësisht e mbyllur…

Një rrugë e ndërmjetme, por me efekte të shpejta do të ishte propozimi opozitar i ‘vetingut politik’. Një ‘rrugë e butë’ e vetëpastrimit të politikës nga korrupsioni, dhe për shpërbërjen e lidhjeve tashmë shumë të fuqishme të politikës me krimin dhe trafiqet.  Por këtë rrugë duket se e ka mbyllur Rama dhe kartonët e manenikinëve të rilindas, sepse kanë frikë që vetëpastrimi i qelbit të korrupsionit dhe shpërthimi i lidhjeve me krimin e trafiqet mund të përfshinte kokën e Rilindjes. Prandaj edhe këtë rrugë Rama dhe kupola e Rilindjes duket e ka mbyllur…

Rruga e vetme, është ajo përmes protestave të studentëve, e cila mund të pagëzohet si rruga e ‘vetingut studentor’.  Studentët përmes prostetës synojnë realizimin e 8 kërkesave që lidhen me shqetësimet dhe problemet e tyre. Shqetësime e probleme të krijuara prej disa vitesh dhe që lidhen me qeverisjen aktuale e cila mesa duket me korrupsionin, lidhjet me krimin e trafiqet, dhe arrogancën e saj e ka derdhur kupën duke i detyruar studentët të zgjedhin rrugën e vetme që Rama ju ka lënë, protestën.

Studentët me shumë maturi e inteligjencë për të siguruar madhësinë e pavarësinë e aksionit të tyre janë përpjekur të kufizohen vetëm në 8 kërkesat e tyre. Kjo ka bërë që protesta të deklarohet e depolitizuar. Por në fakt realizimi i 8 kërkesave është politik dhe do të kalonte vetëm përmes politikës. Fakti që Rama përmes dia-monologut përpiqet ti fusë në kurth studentët për të shtyrë në kohë zgjidhjen e 8 kërkesave me synimin për të lodhur protestuesit dhe dobësuar/copëzuar protestën tregon mëse se qartë se Rama dhe qeveria e shikojnë dhe trajtojnë protestën politikisht. Dhe po përpiqen ta shuajnë këtë protestë, pra ta mbyllin edhe rrugën e butë të plotësimit të 8 kërkesave, se e kanë të qartë që futja në rrugë e plotësimit të 8 kërkesave do të kishte pasoja politike mbi Ramën dhe qeverinë e tij.

Thënë më shkoqur Rama po përpiqet ta mbyllë edhe këtë rrugë të vetingut gradual studentor, sepse arsyet e gjendjes së rëndë të studentëve lidhen me korrupsionin qeveritar dhe lidhjet e qeverisë me krimin e trafiqet. Dhe plotësimi i këtyre 8 kërkesave do të thotë ndryshe se ka filluar shkatërrimi i korrupsionit dhe i lidhjeve të qeverisë me kriminelët e trafikantët që kanë rrënuar buxhetin e shtetit, madje kanë ndërhyrë edhe direkt në Universitete. Pra mesa duket Rama po përpiqet ta mbyllë edhe këtë rrugë, nga frika e ndëshkimit  personal…

Prandaj rruga e vetme është protesta studentore. Deritani e depolitizuar. Por mesa duket, shumë shpejt, por edhe për shkak se Rama përmes veprimeve tinëzare, ata do të kuptojnë se e vetmja zgjidhje për ta do të jetë ‘vetingu studentor’ përmes protestave…Rrugë tjetër duket nuk ka mbetur…Dhe me siguri studentët janë të vendosur të nisen drejt kësaj rruge… dhe të mos pranojnë rrugën tjetër të emigrimit që Rama ju ka lanë prindërve të tyre…Por kjo rrugë e vetme dhe e vështirë do të ishte shumë radikale përsa i përket pastrimit të politikës nga korrupsioni, krimi dhe trafiqet, e ndoshta kjo është edhe rruga e merituar për qeverisjen aktuale dhe që do të mund të nxirrte vendin nga udhëkryqi ku gjendet i marrë peng nga paaftësia, korrupsioni, krimi e trafiqet qe po e mbysin duke i vrarë shpresën shqiptarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...