Tabaku: Veliaj është kapur në flagrancë, në shërbim të e krimit

Saturday, 22 December 2018 19:50

E ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, me gazetaren Nisida Tufa, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar sërish akuzat e kryebashkiakut, Erion Veliaj, bërë një ditë më parë në Këshillin Bashkiak.

“Ishte ironike, pasi maxhoranca rrëzonte propozimin e Partisë Demokratike, për vettingun e politikanëve mbasi kanë 4 vite që fjalën vetting e kanë futur në modë e kanë bërë fjalën më në modë për të gjithë shqiptarët, rrëzuan me votë ndryshimet tona kushtetuese. Kreu i bashkisë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak duke qenë se unë dhe kolegë të tjerë të mitë kemi denoncuar aferën Bego, dhe përfshirjen e Bashkisë në aferën Bego, kishte filluar sulmet, të cilat ishin vetëm shpifje e ulët.”-tha Tabaku, raporton “BalkanËeb”.

“Në fakt, nuk më bëjnë  absolutisht asgjë, unë mërzitem dhe shqetësohem për familjarët dhe të njohurit e mi, që përfliten pa të drejtë në këtë mes. Për sa kohë që jam përfshirë në Bashkinë e Tiranës, por edhe në çdo funksion tjetër publik, nuk kam patur asnjëherë absolutisht asnjë vendimmarrje në favor tim, apo të familjarëve të mi. Në fakt këtë e them me krenari që vi nga dy familje të mëdha tiranase, Turdiu dhe Tabaku dhe kjo nuk është turp të thuash që vjen nga dy familje të mëdha ish-pronare që ndoshta jo të gjithë i kanë gëzuar, por kurrë askush nuk ka përfituar asgjë si rezultat i funksionit dhe i detyrave të mia publike”- vijoi më tej Tabaku.

Në vijim deputetja demokrate u shpreh se personalisht nuk është shqetësuar nga akuzat e kryebashkiakut por rezervon një ndjesë për këdo është përmendur pa të drejtë, raporton “BalkanËeb”.

“Për 50 vite Enver Hoxha i çoi nëpër burgje, i vodhi pronat, për 10-12 vite Edi Rama nuk la që të zhvillonte pronat, ndërkohë që dje, kanë qenë në shtëpitë e tyre, të afërm të mi të largët dhe kanë dëgjuar të jenë përgojuar. Mua thjesht më vjen keq për to dhe  për prindërit e mi që mund të jenë shqetësuar, por Erjon Veliaj, ka qenë 4 vite në Bashkinë e Tiranës, nëse do kishte diçka për mua do ta kishte thënë me kohë. “ –theksoi Tabaku, ndërsa shtoi se sulmi vjen pak pas ajo dhe kolegu Bardhi denoncuan aferën e Edmond Begos.

“Nuk ka asgjë të keqe të zhvillosh e të ndërtosh pronën tënde sipas ligjit dhe rregullave të këtij vendi, e keqja dhe e turpshme është të vjedhësh ti marrësh pronën tjetrit të mashtrosh e të bësh korrupsion dhe për këtë duhet të përgjigjet ai që është në krye të Bashkisë së Tiranës”.- shtoi Tabaku.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...