Një akt prej birboje të vërtetë, nga makthet e tmerret e Ramës, ndalojnë fishekzjarrët

Diel, 23 December 2018 09:28

Nga Sali Berisha

Me urdhër të Edvin Kristaq Frikacakut, në një akt të pashembullt në botë, tre mender ministra marioneta, kllounë në duart e një skizoidi vendosin të bllokojnë pa asnjë motiv shitjen e fishekzjarreve në mbarë vendin.

Pra, shqiptarët për herë të parë, madje në dallim edhe nga Korea e Veriut, do të kenë një vit të ri pa fishekzjarre. As Babai shpirtëror i Edi Ramës, Hitleri shqiptar i Pasluftës, Enver Hoxha, nuk mori ndonjëherë një vendim të tillë.

Me këtë akt talebanesk të pështirë, Birbua i vërshuar dhe përmbytur nga përroi i tij psiqik i negativitetit, maktheve, angoshës dhe tmerreve që përjeton, e rrezaton atë tek të tjerët duke iu prishur festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri fëmijëve dhe familjeve shqiptare, të cilat kanë hedhjen e fishekzjarreve si momentin kulmor të festimit të lindjes së Hyjit dhe ndërrimit të viteve, momente të cilat fëmijët i presin me padurim.

Pretekst për këtë vendim të pështirë të banditëve me pushtet, shërbeu plagosja në dy gishtrinjtë e njërës dorë të polices, e cila kapi me dorë në momentin e plasjes, një kapsollë të hedhur nga një nga demostruesit para parlamentit.

Pasi dështuan me turp për ta paraqitur kapsollën si të bërë me dorë dhe madje dhe me eksploziv të lartë, pra me C4, qeveritarët pushta u vërsulen me lajme çdo ditë kundër fishekzjarreve, sikur ato të ishin granada dore apo mina me sahat.

Ata, në këtë histeri primitive të pashembullt, arritën së fundi, me urdhër të Edvin Kristaq Frikacakut dhe për shkak të tmerrit që e ka kapur, se ndokush mos e gjuan me fishekzjarre, të ndalojnë fare shitjen e tyre.

E vërteta është se fishekzjarret janë të ndërtuara me lëndë kimike plasëse, ndriçuese dhe padiskutim duan kujdes në përdorimin dhe administrimin e tyre. Përveç kësaj në Tiranë, por thuaj në çdo metropol apo qytet tjeter europian janë shënuar jo vetëm plagosje madje edhe të rënda e ndonjerë edhe viktima nga përdorimi i pakujdesshëm i tyre. Por këto aksidente nuk janë përdorur në asnjë vend dhe asnjëherë si pretekst për ndalimin e përdorimit të fishekzjarreve. Ato kanë detyruar autoritetet që të përsërisin udhëzimet për përdorimin e tyre, po jo ndalimin talebanesk të tyre.

E vërteta është se ato u ndaluan në Shqipëri jo për shkak të plagosjes në dy gishtrinjtë e njërës dorë të oficeres së Policisë, sepse çdo vit në urgjencat e spitaleve janë mjekuar qytetarë të plagosur nga përdorimi i pakujdesshëm i fishekzjarreve, por ato ndalohen vetëm e vetëm nga frika se mos studentët apo qytetarë të revoltuar gjuajnë me fishekzjarre Edvin Kistaq Frikacakun dhe ky është një akt i turpshëm amoral, me të cilin ai për të qetësuar tmerret e tij të brendshme shpirtërore u prish festën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri fëmijëve dhe familjeve shqiptare.

*P.s: Tre mender ministra, me urdhër të Birbo Frikacakut po përpunojnë rregullat e shitjes së vezëve. Kjo pas gjuajtjes së Edvinit me vezë në parlament për studentët nga deputeti Hasa. Nesër do të lexoni për këtë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...