Përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit, krerët e grupeve parlamentare të PD dhe LSI Spaho dhe Vasili, i kërkojnë atij që të bëjë konstatimin e shkeljes së rregullores së Kuvendit.
Në letrën e tyre ata kanë shpjeguar se votimi në parlament nga mazhoranca e majte e hedhjes poshtë të dekretit të Presidentit të Republikës për tatimin mbi të ardhurat i ndryshuar, është votuar në shkelje flagrantë të ligjit dhe rregullave të funksionimit të parlamentit.
Sipas dy drejtuesve të lartë të opozitës ky dekret nuk mund të futej në rendin e punimeve në të njëjtën ditë që kishte ardhur në parlament
Më poshtë letra e plotë: