Vasili: Skandal, KLP shkel haptas ligjin që në hapin e parë

E mërkurë, 26 December 2018 12:03

Kryetari i Grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka akuzuar sot Këshillin e Lartë të Prokurorisë, se është në shkelje të ligjit që në hapin e parë.

Vasili thotë se Çdo gjë është e lindur mbi antiligjshmërinë është antireformë dhe atentat ndaj shtetit ligjor.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Skandal!! KLP shkel haptas ligjin që në hapin e parë.

KLP në mënyrë skandaloze shkel ligjin e funksionimit të vet.

S'ka mundësi që askush të pranojë e të legjitimojë këtë veprimtari aventureske të KLP, kur dispozitat ligjore nuk ekzistojnë pasi:

Edhe nëse janë zgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dispozita që rregullon mënyrën e thirrjes dhe mbledhjes së këtyre organeve kolegjiale nuk ekziston, pasi ato rezultojnë të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese (neni 61, dhe neni 159 i ligjit nr.115/2016 ‘Për organet qeverisëse në sistemin e drejtësisë’, janë shfuqizuar tërësisht).

KLP te ndalet dhe të mos thellohet në paligjshmëri, sepse kësisoj po ndihmon kaosin, paligjshmërinë dhe ilegjitimitetin e institucioneve të reja.

Çdo gjë e lindur mbi antiligjshmërinë është antireformë dhe atentat ndaj shtetit ligjor.

KLP ndalu dhe respekto ligjin!!!

Modifikuar më E mërkurë, 26 December 2018 12:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...