Arsyeja/ Në janar mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike

E mërkurë, 26 December 2018 12:47

Në fillim të vitit të ardhshëm, në Partinë Demokratike do të bëhen zgjedhje për emrat e rinj në funksionet e larta të kësaj partie. Sipas burimeve nga selia blu, kreu i PD-së, do të kërkojë mbledhjen e Këshillit Kombëtar në janar për të zgjedhur drejtuesit në funksionet më të larta në PD.

Të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së do të zgjedhin me parimin një anëtar një votë, dy nënkryetarët e partisë, sekretarin e përgjithshëm, sekretarin organizativ, sekretarin për Burimet Njerëzore, sekretarin për Çështjet Zgjedhore, sekretarin për Aksionin Qytetar dhe sekretarin për Ekonominë.

Për secilin nga këto poste pritet që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të propozojë dy kandidatura të cilët do të votohen nga anëtarët e rinj të Këshillit të ri Kombëtar, deputetët dhe çdo anëtar i përhershëm në këtë strukturë të PD-së.

Për secilin post, në selinë blu qarkullojnë disa emra të cilët nuk do të jenë zyrtarë deri në ditën kur do të mblidhet Këshilli Kombëtar, shkruan Panorama.

Në mbledhjen e tij të parë, Këshilli Kombëtar i PD do të zgjedhë edhe kryetarin e ri të saj, i cili do të ketë mandat 4-vjeçar.

Kryetari i Këshillit Kombëtar do të koordinojë marrëdhënien mes anëtarëve të Këshillit dhe aksionit të Grupit Parlamentar të PD-së.

Gjithashtu, anëtarët e Këshillit do të zgjedhin mes kandidaturave të propozuara, emrat e rinj të lidershipit të PD-së. Pas zgjedhjes së funksionarëve të rinj, Basha do të nisë punën për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të vitit 2019.

Basha ka premtuar se kandidatët për zgjedhjet vendore nuk do të jenë atribut i tij, por i anëtarësisë së PD-së, e cila do të ketë të gjithë të drejtën të propozojë dhe të zgjedhë kandidatët për kryetarë bashkie.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...