Kryemadhi: Qeveria ra!

Premte, 28 December 2018 12:55

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi doli ditën e sotme në një konferencë për mediat duke komentuar ndryshimet e fundit të ministrave të qeverisë.

Kryemadhi tha se sot Rama do vetëm një të fryrë, ndërsa iu bëri  thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës në orën 17:00 kundër qeverisë.

PJESË NGA FJALA E KRYEMADHIT

Qeveria ra sepse ky asnjëherë nuk përmend se sa shumë taksa paguajnë shqiptarët por çdo ditë ulëret sikur ky ka bërë uljen më të madhe të taksave. Në fakt ky nuk është një ndryshim qeverie por rënie qeverie. Qeveria ra si rezultat i skandaleve korruptive. Vetëm me një tender, Rama vjedh 40 mln euro. Po të ketë drejtësi shqiptarët do të shikojnë skandale pafund se sa miliona e miliona iu vidhen.

Rama harroi të thoshte sot para partisë së Surrelit se qeveria duhet t’u shërbejë qytetarëve të saj, popullit të saj. Rama sot ndërroi disa pjesë të lavatrices së drogës. Harron se duhet larguar lavatriçja e krimit. Rama vazhdon të mashtrojë për situatën e rëndë që po kalojnë shqiptarët. Dëgjojmë se ka hapur vende të reja pune, por nuk dëgjojmë se si degdisi rrugëve mbi 400 mijë emigrantë.

Shkollëpaku si gjithmonë gabon se dhe me matematikën më të thjeshtë që të hapësh 300 mijë vende pune, duhet që rritja ekonomike të jetë minimumi 10 % dhe jo 4%. Pyet ata që kanë mbaruar matematikën ta shpjegojnë ose mua si doktoreshë. Fiksoje në tru që të mos gënjesh. Qeveria jote ra sepse ti vazhdon të gënjesh duke thënë se rritja e konsumit në Shqipëri është rritur por sipas INSTAT konsumi në 90% është ulur dhe është rritur vetëm në 10%. Shqiptarët e kanë ulur konsumin sepse nuk kanë rritje pagash, kanë rritje çmimesh.

Qeveria jote ra zoti Rama por tani duhet të biesh dhe ti sepse duke rënë ti shqiptarët do kenë mundësitë për të pasur një jetë më të mirë, për të pasur një qeveri që e do popullin.
Iu bëj thirrje socialistëve të ndershëm që të reagojnë, të marrin fatet e PS-së në dorë. Nëse nuk e bëjnë ata do ta bëjnë shqiptarët sepse nuk do ta lejojë njeri të përdhosi fatet e tyre. Sot Edi Rama do vetëm një të fryrë. Bashkohuni sot në orën 17:00 shqiptarëve që kanë ardhur nga diaspora. Harrojeni politikën dhe bashkohuni. O sot o kurrë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...