Ndryshimet në qeveri/ Meta: Të ndryshojë filozofia e qeverisjes

Premte, 28 December 2018 13:04

Presidenti Ilir Meta ka komentuar ndryshimet e bëra në qeveri nga kryeministri Edi Rama. Kreu i shtetit tha se është e rëndësishme që të ndryshojë filozofia e qeverisjes e cila, sipas tij, duhet të jetë më bashkëpunuese me opozitën.

Meta u shpreh se ndryshimet në qeveri na bëjnë të jemi më reflektues.

“E rëndësishme është të ndryshojë filozofia e qeverisjes. Filozofia e qeverisjes të jetë bashkëpunuese me opozitën. Bashkëpunuese për të bërë ligje më të mira. Ndryshimet na bën të jemi më reflektues, të zgjerojmë dhe konsolidojmë shtresën e mesme”, u shpreh ndër të tjerash Presidenti Meta.

Prononcimi i Presidentit Meta nga Korça

Pyetje: Zoti President sot ishit në një drekë me të varfërit. Si ju duk vetja?

Presidenti Meta: Kemi nevojë të jemi më shpesh pranë këtyre njerëzve, sepse siç dëgjova edhe Imzot Johanin, nga i cili gjithmonë mëson. Ai që nuk e shikon Krishtin te sytë e lypësit pranë Kishës, e ka të vështirë ta gjejë atë diku tjetër, dhe unë besoj se është detyrim i yni, i gjithë institucioneve qendrore e vendore që të bëjmë më shumë për të garantuar jetesën dhe dinjitetin e këtyre njerëzve, të cilët nëpërkëmben nga varfëria, por shpesh edhe nga braktisja e institucioneve, nga burokracia dhe mosvëmendja. Padyshim vëmendja jonë për bashkësitë fetare është e jashtëzakonshme, sepse po bëjnë një punë të shkëlqyer, dhe e bëjnë atë pa publicitet. Por nuk mjafton kjo, ne duhet të marrim përgjegjësitë tona si shtet. Duhet të bëjmë më shumë në këtë drejtim e të tregojmë përgjegjësitë tona sociale e të tregojmë më shumë njerëzillëk.

Pyetje: Zoti President, kryeministri Rama ka bërë me dije ndryshime të thella në kabinetin e tij. A është kjo zgjidhja?

Presidenti Meta: Nuk do të dëshiroja të hyja në komente të tilla, aq më tepër që nuk jam njohur realisht dhe plotësisht me këto ndryshime. Për mua është thelbësore të ndryshojë filozofia e qeverisjes, e cila duhet të jetë një filozofi bashkëpunuese. Bashkëpunuese me opozitën, bashkëpunuese me grupet e interesit, për bërjen e ligjeve më të mira dhe zbatimin e tyre. Bashkëpunuese me institucionet e pavarura, sepse kjo do të na ndihmojë që të jemi edhe më reflektues për të sjellë ato ndryshime, për të cilat në radhë të parë kanë nevojë njerëzit më në vështirësi, kanë nevojë një pjesë e madhe e shqiptarëve për të dalë nga pragu i varfërisë në të cilin ndodhen sot, por aq më tepër për të zgjeruar e për të konsoliduar shtresën e mesme në vendin e shoqërinë tonë, që është domosdoshmëri për të evituar një ndarje sociale, e cila mund të bëhet shumë e rrezikshme për shoqërinë tonë.

Pyetje: A mund të jenë këto ndryshime që do ta shtyjnë më tej zgjidhjen në “kabinetin Rama”?

Presidenti Meta: Nuk është kjo çështja më e rëndësishme meqë më pyetër pak më parë për ndryshimin e ministrit të Bujqësisë. Meqenëse edhe vetë Korça e lidh mjaft fatin e saj me zhvillimin e bujqësisë e të industrive që bazohen te ajo, mund të them që mund të ndryshohet çdo gjashtë muaj ministri i Bujqësisë, por në rast se nuk ndryshohen politikat për zhvillimin e bujqësisë, për mbështetjen e bujqësisë, ndryshimet e emrave, nuk u vlejnë as fermerëve, as ekonomistëve të vendit.

Dhe për këtë nuk dua të lodhem shumë. Kam kohë që e kërkojë të ndjekim modelin e Maqedonisë, që është kaq afër Shqipërisë dhe Korçës.

Pyetje: Një pyetje të fundit: Dy ministra vijnë nga Kosova?

Presidenti Meta: Nuk kam asnjë informacion për këtë çështje. Për muanuk është e rëndësishme se nga vijnë e si vijnë apo si ikin ministrat. Për mua është e rëndësishme të reflektojmë dhe të përmirësojmë raportin me të vërtetën dhe me njerëzit.

Modifikuar më Premte, 28 December 2018 13:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...