Zero shpërblim për mjekët, PPP korruptive rrënuan sistemin shëndetësor

Diel, 30 December 2018 12:23

Deputetja e PD, Orjola Pampuri ka ngritur shqetësimin se PPP-të kanë rrënuar sistemin shëndetësor në vend dhe për pasojë këtë vit u privuna nga shpërblimet e fundvitit mjekët dhe administrata publike.

“Kjo është braktisja që i ka bërë ky kryeministër dhe kjo qeveri bluzave të bardha, profesionistëve që rikthejnë shpresën për të jetuar. E turpshme!”, shkruan deputetja.

Deklarata e plotë:

Edi Rama prej 5 vitesh nuk jep asnje shperblim per festat e fundvitit per mjeket dhe infermieret e QSUT dhe spitaleve rajonale.

Prej 5 vitesh Edi Rama privon administraten nga shperblimi i fundvitit.

Prej 5 vitesh asnje incentive per te motivuar mjeket e infermieret qe ne kushte mizerabel, u sherbejne mijera pacienteve me perkushtim e profesionalizem.

Nga ana tjeter ne shoë-n mediatik e te genjeshtert premton incentiva, shtim te stafit, e permiresim te kushteve, nga QSUT e deri ne spitalet rajonale.

Ne keto 5 vite, nuk ka patur asnje rritje page, me perjashtim te nje rritje qesharake 10%, 2 vite me pare, e cila eshte fare e paperfillshme nese krahasohet me rritjen e inflacionit.

Kjo eshte braktisja qe i ka bere ky kryeminister dhe kjo qeveri bluzave te bardha, profesionisteve qe rikthejne shpresen per te jetuar. E turpshme.

Sistemi shendetor sot po perballet me krizen me te madhe, duke filluar qe nga cilesia e mungesa e medikamenteve, mungesa e logjistikes, infrastruktures dhe e gjitha kjo krijon nje terren fare te papershtatshem per nje mjek apo infermier te punoje me profesionalizem ne te tilla kushte. C’ka ka nxitur qe 79% e tyre te shfaqin hapur deshiren per tu larguar nga Shqiperia.

Koncensionet dhe PPP-te korruptive ne shendetesi vulosen perfundimisht rrenimin e ketij sistemi.

Edi Rama njeriu qe mori drejtimin e ketij vendi me kliente, bandite e oligarke, dhe e coi si kurre ndonjehere, me shpejtesi drejt humneres.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...