Partizani Cakaj, në çetën e Ramës, Thaçit e Haxhiut

Hënë, 31 December 2018 09:23

Nga SyriKosova

Shqipëria, për herë të parë ka një ministër të jashtëm kosovar dhe një kryeministër që e mbështet ndarjen e Republikës së Kosovës.

Enigma thuajse është e zgjidhur tashmë, pas largimit të Ditmir Bushatit nga posti.

Socialisti shkodran, me gjasë, nuk rrezikoi të përfshihet në aventurën e Edi Ramës, Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit, me ndërmjetësimin dhe lobimin e paskrupullt të Baton Haxhiut, mercenarit të gazetarisë shqiptare dhe bashkëpunëtorit të njohur të Stanishiqit, ish-shef i Shërbimit Sekret të Serbisë.

Gent Cakaj, që u promovua në televizionin e Haxhiut, mediumi i vetëm në hapësirën shqiptare që ka mbështetur ndarjen e Kosovës, mund ta ketë shënuar një arritje mbresëlënëse në biografinë  e tij, edhe pse i ri, pa përvojë në politikë e diplomaci.

Çmimi, megjithatë, është tepër i lartë. Cakaj, ose është naiv e karrierist i sëmurë, ose marionetë e atyre që mbështesin aventurën e Hashim Thaçit për shkëputjen e veriut. Me gjasë, kjo e dyta.

Për të na bindur se është e kundërta, puna e parë që do të duhej të bënte këshilltari i deridjeshëm i Edi Ramës, është të dalë në një konferencë për shtyp dhe të tregojë qëndrimin e tij për dialogun Kosovë-Serbi, pozicionin  e Tiranës zyrtare për marrëveshjen finale, territorin dhe prapaskenat e bisedimeve.

Në Kosovë, shumëkush mund t’i ketë duartrokitur “gjetjes” së Ramës për katapultimin e Cakajt në krye të diplomacisë shqiptare, por fare pak u morën me arsyen e vërtetë të këtij emërimi.

Ramës, i duhej një soj i ngjashëm me të, një sorosist për t’iu përmbajtur planit të Thaçit e Vuçiqit, që e rrudh fort territorin e Kosovës.

Në këtë periudhë, kur ndarjen e pranojnë vetëm ndonjë lider i frikësuar nga Gjykata Speciale, si Hashim Thaçi apo i trembur nga rrëzimi i turpshëm, si Edi Rama, manovra të tilla si “Cakaj”, janë përpjekje të rrezikshme të radhës.

Si produkt i Baton Haxhiut, mbështetës i flaktë i mbetjes së veriut nën Serbi, ministri Gent Cakaj, sigurisht që ka detyrime ndaj “babait medial”.

Të mbështesë hapur një marrëveshje që cënon territorin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, me justifikimin se kështu arrihet paqja e përhershme, sigurohen njohjet e reja dhe ulësja në OKB.

Cakaj, ky partizan i orëve të fundit në çetën e mjerë të Edi Ramës, mund t’i shtohet kështu listës së turpit kombëtar, si një mjet i përdorshëm vetëm një herë.

Si i tillë, sa më shpejt, flaket, aq më mirë për Kosovën!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...