Për kreun e grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, viti 2019 është koha e duhur që shqiptarët të risjellin dritën dhe shpresën mes tyre.
Sipas Vasili, pas shumë ditëve të trishtuara, ka ardhur koha që shqiptarët të marrin ditët e lumtura që meritojnë.
"Gëzuar 2019 të dashur miq! Pas shumë e shumë ditëve të trishtuara, të varfëra, të skamura, që vetëm pushtetet e nëmura dine t'i krijojnë, të gjithë presim ditët e lumtura që i meritojmë në 2019.
Do të bëjmë së bashku gjithçka që t'i kemi këto ditë, çdo mund e sakrificë vlen për to.
Gëzimi dhe drita duhet të jetë dimensionet e atdheut tonë të mirë. 2019 është viti i duhur për ta risjellë dritën dhe shpresën".