Ish ministri i drejtësisë në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani ka ironizuar videon, në të cilin kryeministri shfaqet duke bgërë dush.
Në një postim në rrjetet sociale, Manjani ka shkruar me ironi se studentët pyetën me ç’para e bëri shtëpinë dhe jo se kur lahej.
Postimi i plotë i Manjanit:
“Pyetja e studentit ishte : me ç’para e bëre shtëpinë, jo kur lahesh apo zgjohesh në të?!”
Ndërkohë videoja e kryeministrit Edi Rama është bërë shumë virale nëpër rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar as memet për to.