Gent Cakaj e bën Shqipërinë qesharake, prezantohet si ministër i Jashtëm paralelisht me Bushatin

E Enjte, 03 Janar 2019 14:38

Ndërkohë që Ditmir Bushati është ende në detyrën e ministrit dhe vazhdon që të shkojë rregullisht në zyrë, Gent Cakaj, ka nxituar që ta shpallë vetveten ministër Për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Menjëherë pasi partia në pushtet dhe udhëheqësi i saj, Edi Rama, e shpallën në Asamble si ministër, Cakaj ka vrapuar që ta vetë zyrtarizojë këtë fakt nëpërmjet një faqeje zyrtare në Tëitter, pa pritur dekretimin e presidentit dhe votimin në parlamen

Tashmë në Twtter, në këtë rrjet prestigjioz social të përdorur më së shumti nga figurat më të larta politike dhe shtetërore në botë, Shqipëria prezantohet me dy ministra të Jashtëm, pasi Ditmir Bushati vazhdon që të mbajë në faqen e vetë zyrtare (me të drejtë) pozicionin; Minister for Europe and Foreign Affairs of Albania.

Gjithashtu, ndryshe nga rasti me ministrin Fatmir Xhafaj. edhe faqja e kryeminstrisë i është përmbajtur me rigorozitet protokollit në këto raste, duke mos hequr asnjë nga ministrat e shkarkuar nga Rama dhe partia, deri në ditën që ata do të dekretohen nga presidenti dhe do të votohen nga parlamenti.

Por Gent Cakaj, ose nga injoranca për këto procedura, ose nga ngazëllimi dhe padurimi për postin që kapi edhe me ndihmën e Aleks Soros, Hashim Thaçit e Baton Haxhiut, ka nxituar që të vetëshpallet Minister for Europe and Foreign Affairs of Albania në rrjetin prestigjioz Tëtter duke na bërë qesharak në sy të gjithë liderëve botërorë.

Ajo që në fakt pritej nga Cakaj këto ditë, ishte publikimi i CV-së dhe certifikatës së Sigurisë, që i duhet për këtë post të rëndësishëm dhe delikat dhe që në fakt, duhet ta kishte që në kohën kur ushtronte detyrën e zëvendësit të Ditmir Bushatit.

Në konferencën e fundvitit me një grup gazetarësh, më datë 31 Dhjetor, kryeministri Edi Rama u pyet për këto çështja, por përgjigja e tij ishte ofenduese për gazetarët.

“Gent Cakaj ka lexuar libra më shumë, se sa fjalë keni thënë ju të gjithë. CV-në e tij do ta keni në dispozicion sapo të dekretohet si ministër. Të jeni i sigurt që zgjedhja e tij është zgjedhja, e një shqiptari të mirë. Unë e neveris çdokënd që nënvizon kosovarin si arsye për të kontestuar këtë zgjedhje timen. Ai është vendosur si ministër, pasi është një nga njerëzit më të ditur që kam takuar në jetën time”, tha Rama paraditen e 31 Dhjetorit të vitit që lamë pas.

 

Modifikuar më E Enjte, 03 Janar 2019 14:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...