Kryemadhi, gjimnazistëve: Reformimi i arsimi nuk bëhet me piktura, duhet vullnet politik

Premte, 04 Janar 2019 13:05

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një

bashkëbisedim me gjimnazistët e Tiranës për problematikat në arsim.

Kryemadhi tha se LSI prej kohësh ka ngritur zërin për “Ligjin e Arsimit të Lartë”, ndërsa shtoi se problematikat në arsim nuk janë vetëm në universitete, por në të gjithë zinxhirin arsimor.

Ajo u ndal kryesisht te problemet që hasin gjimnazistët që lidhen me orët private, me kërcënimet politike sipas saj, të drejtoreshave të gjimnazeve etj.

Kryemadhi tha se reformimi i sistemit arsimor nuk bëhet as me dëshirë e as me piktura, por me punë konkrete, përkushtim dhe vullnet politik.

“Reformimi i sistemit arsimor nuk bëhet as me dëshirë e as me piktura, por bëhet me punë, bëhet me përkushtim dhe mbi të gjitha bëhet me një angazhim dhe një vullnet politik të qeverisë, gjë e cila nuk vjen si rezultat i një partie politike, por reforma në arsim duhet të vijë si rezultat i një bashkëpunimi kombëtar. Pse e themi këtë kombëtar? Sepse partitë politike dhe qeveritë ndryshojnë sipas humorit të kryeministrit, por reforma në arsim, sistemi në arsim nuk mund të ndryshojë sa herë t’i dojë qejfi ministrit apo ministres apo drejtorit të përgjithshëm të arsimit të lartë apo të arsimit të mesëm e kështu me radhë”, tha kryetarja e LSI.

Ajo deklaroi se gjimnazistët nuk duhet të stepen nga presionet e drejtorëve të gjimnazeve, por ti bashkohen protestave të studentëve për të arritur një nga fitoret me të mëdha të

Sipas saj është shumë e rëndësishme që të hartohet një rezolutë, nuk është e thënë se vulën e kujt forumi rinor do të ketë, por një rezolutë ku kërkesat e maturantëve dhe gjimnazistëve janë shumë të qarta dhe nuk janë kërkesa partiake.

Kryemadhi nënvizoi se reformimi i sistemit arsimor nuk bëhet as me dëshirë e as me piktura, por bëhet me punë, bëhet me përkushtim dhe mbi të gjitha bëhet me një angazhim dhe një vullnet politik të qeverisë, gjë e cila nuk vjen si rezultat i një partie politike, por reforma në arsim duhet të vijë si rezultat i një bashkëpunimi kombëtar.

“S’ka nevojë për të shkuar në anarki, sepse nuk janë aq trima ata që të presin deri te anarkia, mjafton që ju të jeni të gjithë të bashkuar. Mesazhi i studentëve ka qenë shumë i qartë: Të bashkuar kemi për të fituar! Po u bashkuan edhe gjimnazistët në protestën e studentëve që në thelb të saj është vazhdimësi e juaja, sepse vitin tjetër pjesa më e madhe e juaja do të jenë studentë, kjo do të jetë një nga fitoret më të mëdha që ka arritur rinia shqiptare, duke lënë 100 hapa mbrapa politikën shqiptare”, deklaroi Kryemadhi. 

c464080b-a6ef-4c83-9a8b-5dd967ecd8b7.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...