Ndryshimet në qeveri, Meta dekreton shkarkimin e ministrave, por jo Bushatin

Saturday, 05 Janar 2019 12:44

Një ditë pasi Qeveria dërgoi në Presidencë, emrat e ministrave të rinj të cilët prisnin dekretimin e kreut të shtetit, Ilir Meta ka bërë dekretet e shkarkimit.

Presidenti Ilir Meta e ka nisur duke dekretuar shkarkimin e ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, e vënë në shënjestër pas protestës së studentëve.

Po ashtu Presidenti ka dekretuar edhe shkarkimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi.

Kreu i shtetit ka dekretuar shkarkimin e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi.

Presidenti Meta ka dekretuar edhe shkarkimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

Kreu i shtetit ka dekretuar gjithashtu edhe shkarkimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Senida Mesi është dekretuar gjithashtu nga Presidenti, për shkarkim nga posti i Zëvendëskryeministres.

Presidenti Meta dekretoi shkarkimin edhe të ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato. Sakaq kreu i shtetit nuk është shprehur për ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Mirëpo emërimi i ministrave të rinj dhe shkarkimi i atyre aktual, duhet të presë deri në 21 janar, kur pritet të mblidhet edhe seanca e parë parlamentare e këtij viti.

Ndryshimet në qeveri

Erion Braçe zëvendës Kryeministër- Ikën Senida Mesi

Besa Shahini ministre e Arsimit- Ikën Lindita Nikolla

Anila Denaj ministre e Financave- Ikën Arben Ahmetaj

Genc Caka ministër i Jashtëm- Ikën Ditmir Bushati

Belinda Balluku ministre e Energjisë- Ikën Damian Gjiknuri

Bledi Çuçi ministër i Bujqësisë- Ikën Niko Peleshi

Elva Margariti ministrie e Kulturës- Ikën Mirela Kumbaro

Eduard Shalsi ministër për mbrojtjen e Sipërmarrjes- Ikën Sonila Qato

Rikthehet ministria për marrëdhëniet me Parlamentin, emërohet Elisa Spiropali.

Konfirmohen ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ai i Turizmit Blendi Klosi.

Po ashtu vijojnë në detyrë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...