“Do të kërcasin prangat një ditë”, aktori paralajmëron Ramën: Do ti shkojmë deri në fund!

Saturday, 05 Janar 2019 17:13

Aktori i njohur Neritan Liçaj i ftuar në Fax News foli mbi rezultatet që solli rezistenca e protestës për Teatrit Kombëtar.

Sipas tij protesta për Teatrin i çorri maskën kësaj qeverie, ndërkohë që një tjetër mësim që ajo dha ishte fakti se shqiptarët po protestojnë për të drejtat e tyre dhe jo më për partitë politike.

Gjatë intervistës Liçaj u shpreh se ato nuk do të pranojnë që të lënë në dorë të një njeriu si kryeministri Rama të tallet me Teatrin. Liçaj madje paralajmëroi kryeministrin se një ditë për çështjen e Teatrit do të kërcasin prangat dhe se Aleanca do ti shkojë deri në fund kësaj çështje.

“Protesta për Teatrin ç’maskoi llogjikën e timonierit më konceptin për tepsinë. Sepse aty ne pamë një ligj absurd. Që të merrej një territor dhe kryeministri të pastrojë para droge. Protesta e Teatrit i çorri maskën kësaj qeverisje arrogante. Një  tjetër leksion ishte fakti që i dha shoqërisë shqiptare që po të protestosh gjërat janë të përballueshme. Pra fitoren e ke në xhep po të rezistosh. Rrëzoi mitin e lig që është në Shqipëri që protestohet për partinë. Protesta e për Teatrin rifilloi që nuk është protestë politike, por është protesëtë qyetare.  Nëse kjo qeveri arrogante dhe korruptive do të shembte Teatrin ne kemi thënë se do të trokasë të gjithëve tek dera dhe ashtu ndodhi filloi të shkatërroj çdo gjë.  Këto janë protesta qyetare, nuk janë protesta partiake. Nuk proteston për partitë, por del dhe proteston për të drejtën e tyre.

Pra kemi vende të tilla që kanë një kulturë demokratike shumë të madhe që tregon shqiptarët po ndërgjesohen duke protestuar për vete.

Kemi të bëjmë me nje VerLLapë kryeministër. Është bërë një figurë qesharake, është bërë për tu tallur. Çfarë pret që ky njeri të krijojë besimin tek qytetarët.”- u shpreh Liçaj.

Për sa i përket ministres së re të Kulturës Elva Margariti, Liçaj u shpreh se ajo është një turp i madh pasi ajo është nga të paktat arkitekte që ka firmosur për shembjen e Teatrit.

“Ne nuk kemi ministra s’kemi pasur, kemi sekretar, kemi entitetin e Shtatlartësisë. Kjo zysha që as emrin nuk e mbaj mend. Kjo mos ardhtë! Ajo është turp i madh. Ajo ka qenë nga të paktat arkitetekte që ka firmosur për prishjen e Teatrit që në këtë moment ajo është në konflikt të pastër interesi, por ajo është një aksush. Për çështjen e Teatrit do të kërcasin prangat një ditë! Ne do t’ja vendosim! Alenaca do ti shkojë deri në fund. Nuk mund të lemë një njeri mediokër si kryeministri që të tallet me Teatrin Kombëtar. Ne do ti shkojmë deri në fund sepse aty ka dhe disa shkelje të mëdha ligjore që kryeministri i di.”- u shpreh Liçaj.

Modifikuar më Saturday, 05 Janar 2019 17:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...