Presidenti Meta në Kavajë, mbështet fushatën për dhurimin e gjakut

E mërkurë, 09 Janar 2019 13:00

Presidenti i Republikës z. Ilir Meta nga Kavaja ka mbështetur fushatën për dhurimin e gjakut, pasi për Presidentin “kjo fushatë ndërgjegjësimi për këtë kauzë humane nuk do të ndalet por do vijojë në të gjitha qytetet e vendit për përmbushjen e qëllimit të saj qytetar dhe fisnik”. Në faqen e tij në rrjetin social facebook, Meta shkruan: “Me një ndjenjë të lartë humanizmi e solidariteti, dhjetëra qytetarë të Kavajës iu bashkuan sot vullnetarisht thirrjes së "Aleancës për Dhurimin e Gjakut", duke organizuar të parën seancë dhurimi për vitin 2019. Duke falënderuar kryebashkiakun z.Isa Sakja, jam besimplotë se kjo fushatë ndërgjegjësimi për këtë kauzë humane nuk do të ndalet por do vijojë në të gjitha qytetet e vendit për përmbushjen e qëllimit të saj qytetar dhe fisnik.”

Modifikuar më E mërkurë, 09 Janar 2019 13:02
Login to post comments