Romani i Gani Mehmetajt "Kalorësit e Dardanisë" do të promovohet nesër në Prishtinë

E Enjte, 10 Janar 2019 14:48

Të premten me 11 janar 2019, në orën 12.00 do të bëhet promovimi i romanit të Gani Mehmetajt "Kalorësit e Dardanisë", në Bibliotekën Kombëtare "Pjetër Bogdani" në Prishtinë. 

Krahas leximit- fragmente nga romani, do të intonohet himni i Niketë Dardanit "Të deum laudamus".
Për romanin "Kalorësit e Dardanisë " do të flasin Dr. Femi Cakolli, studiues i letërsisë, Prend Buzhala, shkrimtar e kritikë letrar. 
Promovimi është i hapur, diskutimet e preferuara, ndërsa pas promovimit do të organizohet një koktej.
Muhamet Reçica në "Kohën ditore": Romani më i fundit i Gani Mehmetajt, “Kalorësit e Dardanisë”, trajton tablo të gjera jetësore dhe një sfond të një realiteti nga e kaluara jonë historike, duke e përzgjedhur një temë të rëndësishme në gjithë ato përpjekje për mbijetesë etnike, gjeografike dhe identitare të paraardhësve tanë. Formimi, zhvillimi dhe aktivitetet e një formacioni ushtarak, i përbërë prej 300 kalorësish të përzgjedhur, të cilët janë në ballë të luftërave për mbrojtje të trojeve ilirike, si dhe në përkrahje të aleancave të ndryshme në rajone më të largëta, si në Daki, Traki, Panoni e në vise të tjera, paraqet objektin e trajtimit të kësaj proze... 
Nga shtëpia botuese "Titanic", Prishtinë. Për informata në telefonin 049 905 477.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...