Edhe sociologu Ergys Mertiri ka reaguar së fundi për mosdekretimin e kandidatit për minister të Ramës, Gent Cekaj, duke theksuar se “Kosova nuk ka nevoje qe te kete dy ministra plus per ambalazh mediatik ne Shqiperi, por qe "vendi ame" te beje hapat e duhur qe forcojne pozitat e shqiptareve ne rajon”. Ja reagimi I Mertirit: “Genti Caka mund te jete nje minister i shkelqyer, por fajin per mosaplikimin per certifikaten e sigurise nuk ia ka Presidenti. Keshtu Kryeministri, perpara te strehohet tek nacionalizmi (si te gjithe kopuket), duke i kerkuar Kosoves falje per mosdekretimin e ministrit te jashtem, le t’i kerkoje falje te gjithe shqiptareve ne Shqiperi e Kosove, per menyren sesi qeveris dhe per konsideraten qe ka per ligjet e shtetit.
Mbi te gjitha Kosova nuk ka nevoje qe te kete dy ministra plus per ambalazh mediatik ne Shqiperi, por qe "vendi ame" te beje hapat e duhur qe forcojne pozitat e shqiptareve ne rajon, gje qe kjo qeveri, jo vetem nuk e ka bere, por e ka menderosur”.